Në lidhje dashurie me Redjan Rrajën, Kejvina Kthella sulmon mediat: Po abuzoni si kafshët, o plehra!

1281
Sigal

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka reaguar për herët të parë pas përfshirjes së saj në probleme me policinë dhe marrjen në pyetje për 10 orë për atentatin e 1 nëntorit.
Kthella, e cila deri më tani sipas grupit hetimor që po heton Redjan Rrajën është e dashura e 34-vjeçarit nga Kruja, por bukuroshja duket se ka një tjetër version. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo sulmon mediat të cilat i quan të fëlliqura dhe se kanë abuzuar me emrin e saj.
“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”-shkruan Kejvina në rrjetet sociale, duke akuzuar mediat se kanë qenë ato që kanë abuzuar me emrin e saj.

Asnjë koment nga Kejvina për marrjen në pyetje nga policia, apo për sekuestrimin e super-makinës që kishte si pronar Redjan Rrajën, i cili akuzohet për vrasje të funksionarëve publikë.

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).
Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat. Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.