Nga zjarrvënia, dhuna ndaj nënës te aksidenti, 3 të arrestuar nga policia e Fierit

165
Sigal

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 3 persona, një prej të cilëve për zjarrvënie. Burime zyrtare bënë me dije se flagrancë u arrestua shtetasi Elton Laboti, 34 vjeç, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Shkëlzen Troshku dhe N. Sh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Lorenc Bonjaku, 55 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.07.2021 e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Nga Oficeri Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Lushnjë janë kryer veprimet dhe janë referuar materialet për vlerësim për shtetasen E. Gj., 27 vjeçe, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Dacia” ka goditur këmbësorin, shtetasin K. Gj., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.