Siç është bërë zakon tashmë, axhenda e Kategorisë Superiore, ka ndryshuar sërish. FSHF ka vendosur së fundmi që të gjitha sfidat e javës së 29-të të zhvillohen ditën e shtunë, duke spostuar kështu përballjen, Teuta-Tirana që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e premte.
Ndryshime edhe për sa i përket orareve. 3 sfida do të startojnë në orën 13:00, ndërkohë që java e 29-të do të kulmojë në orën 16:00 me përballjet Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi.
Kategoria Superiore
Java 29 (24 prill)
Të shtunën
Kastrioti-Laçi 13:00
Bylisi-Apolonia 13:00
Vllaznia-Skënderbeu 13:00
Teuta-Tirana 16:00
Partizani-Kukësi 16:00 (në “Air Albania”)