U largua si i padëshiruar një vit më parë, Partizani tenton rikthimin e bujshëm?

133
Sigal

Partizani është me sytë nga merkato për të përgatitur pjesëmarrjen në turin e parë të Conference League. Në pritje të konfirmimit zyrtar të trajnerit Dritan Mehmeti, të kuqtë po shohin mundësinë e emrave të ndryshëm në merkato.

Një ide te Demat është edhe rikthimi i Ferhan Hasanit. “Buba” ishte pjesë e Partizanit nga janari deri në qershorin e 2021, duke mos lënë gjurmë me Ilir Dajën në stol, teksa nuk u largua pa zhurmë dhe përplasje një vit më parë. Tanimë shtypi i shkruar bën me dije se ideja për 31 vjeçarin e Shkëndijës është rikthyer, me palët që kanë nisur kontaktet e para.

Asgjë zyrtare në lidhje me këtë pistë, teksa të kuqtë kërkojnë edhe Besart Ibraimin që e ka mbyllur me Xanthin në Greqi. Nëse për gjashtë muaj Hasani nuk ia doli të bindë te Partizani, duket se ideja për një rikthim mbetet konkrete.