Rikonstruktohet gjimnazi “Dhasak Todri” në Elbasan/ Rama: “Në shtator do të jetë gati të pres 600 nxënës”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga godina e rikonstruktuar e gjimnazit “Dhaskal Todri”, duke bërë me dije se shkolla është gati të hapë dyert për nxënësit në muajin shtator.

Sipas Ramës, ndërhyrja ka transformuar shkollën në një hapësirë më të re, moderne dhe funksionale, me standarde të larta sigurie dhe ambiente bashkëkohore.

Sigal

Në fokus të investimit, sipas kryeministrit, është edhe krijimi i një mjedisi që u mundëson nxënësve të zhvillojnë më tej aftësitë dhe pasionet e tyre përmes programit “Pas Shkolle”.

“Dhaskal Todri” është një prej institucioneve arsimore simbol të Elbasanit dhe në shtator pritet të presë sërish rreth 600 nxënës, ndërsa godina e rikonstruktuar synon t’u ofrojë atyre kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve jashtëshkollore.

Rama e ka shoqëruar postimin me pamje nga godina, duke e cilësuar ndërhyrjen si një tjetër investim në infrastrukturën arsimore të vendit.