Dikur e nënvlerësuan, tani po bëhen epiqendër e koronavirusit, ja për cilin shtet bëhet fjalë

315
Sigal

Brazili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga koronavirusi i ri. Sipas BBC, të martën janë regjistruar 881 vdekje. Numri total është aktualisht 12.400.

Kjo do të thotë se Brazili, që është në qendër të shpërthimit në Amerikën Latine, është vendi i gjashtë më i prekur sa i përket numrit të vdekjeve. Ekspertët thonë se numri mund të jetë shumë më i lartë, për shkak të mungesës së testimeve në vend.

Sipas OBSH, dy Amerikat tani janë kthyer në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit.

Situata në Brazil pritet të përkeqësohet dhe ekspertët druhen se koronavirusi do të përmbysë sistemin shëndetësor.

Por presidenti i vendit, Jair Bolsonaro e nënvlerësoi kërcënimin nga koronavirusi që në fillim dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe aktualisht. Ai ka kritikuar guvernatorët që kanë vendosur masa të rrepta kufizimi. Bolsonaro tha se ky është një grip i zakonshëm.

Edhe në rastin e Brazilit, ekspertët thonë se virusi mund të ketë hyrë shumë më herët nga sa është konfirmuar zyrtarisht. Një ritestim ka sugjeruar se një pacient ka vdekur që në janar në vend.