Aksident në Fier, “Nisani” përplaset me “Wolsvagenin”, plagoset drejtuesja e mjetit

14
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Dy automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra – tjetrën ndërsa fatmirësisht ka pasur vetëm me dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.