Mançester Junajtid piketon zëvendësuesin e Ronaldos, nis tratativat me shokun e tij të skuadrës te Portugalia

120
Sigal

Mançester Junajtid po kërkon më çdo kusht një përforcim në sulm, ku situata me të ardhmen e Kristiano Ronaldos ka bërë që “Djajtë” të hidhen në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve nga “Marca” në orët e fundit ka pasur kontakte mes Junajtid dhe Atletikos për tu informuar lidhur më mundësitë e transferimit të Zhoao Feliks, me talentin portugez që do të ishte i hapur për një lëvizje në Premier Ligë ku dhe në të shkuarën ka qenë objektiv i disa skuadrave si Siti dhe Çelsi.

Spanjollët kërkojnë 120 milionë euro për Feliks, ku alternativat e tij për “Djajtë e Kuq” do të ishin Alvaro Morata, Oubamejang dhe Raul de Tomas.