Incidenti në uzinën në Poliçan/ Çekët shqyen derën e një tuneli, mbante makineri për kundërajrorin

116
Sigal

4 shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan. Mësohet se policia ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit, pasi është kontatuar se kanë thyer drynin e derës e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin.

Mësohet paraprakisht se ata kanë hyrë, duke shqyer derën, në tunelin që mbante makineri që kanë prodhuar pjesë për kundraajror. Ata kanë qenë të veshur me kamuflazh ushtarak.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, thotë se shtetasit e huaj janë konstatuar mëngjesin e sotëm tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit.

Pas konstatimit të shtetasve çek, policia ushtarake, ka izoluar hyrjet e tuneleve të cilat janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe ka arrestuar 4 shtetasit çekë. Ato janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.