Junajtid nuk ndalet në merkato, gati 100 milionë euro për objektivin e sulmit

110
Sigal

Mançester Junajtid duke se po planifikon të mbyllë merkaton me një goditje të madhe në sulm, ku i përzgjedhuri është sulmuesi i Ajaksit, Antoni.

22-vjeçari nuk është stërvitur me skuadrën gjatë këtyre ditëve dhe as nuk është i grumbulluar me skuadrën për ndeshjen e kësaj jave në kampionat, me brazilianin që i ka bërë të qartë klubit se dëshiron transferimin në Angli.

Ajaksi është i vendosur për të mos pranuar më pak se 100 milionë euro për kartonin e brazilianit, me Junajtid që duket se do të plotësojë kërkesën e holandezëve në orët e ardhshme.