Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Deputetja Zhupa: PS po bën gjithçka që mos hetohen vjedhjet

11
Sigal

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka komentuar veprimtarinë e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Zhupa theksoi se PS kërkon që të mbyllë një vjedhje galopante prej 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Ajo shtoi se mazhoranca po bën gjithçka që anëtarët e saj mos të hetohen.

“Kishim një konferencë për atë që ndodhi dje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të bëhen 4 orë diskutime. Mazhoranca kërkon të hetojë që nga viti 2006, ndërkohë që koncesionet e Chek Up-it nuk kanë ekzistuar në atë kohë. PS kërkon t’i vërë kapak një vjedhjeje 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Maxhoranca po bën gjithçka që mos hetohen koncesionet. Ditën e martë do të mblidhemi sërish dhe uroj që deri të martën të jetë anuluar ajo që u vendos në mbledhje, ku mazhoranca vendosi si mos të hetojë afera të rënda”, tha Zhupa.