Klodi Stralla: Drejtësia dhe kërcënimi i gjyqtarit

13
Sigal

– Në rastin e parë (kur jep drejtësi) – gjë që ndodh kryesisht në çështjet penale kur, megjithë ofertat në para që i bëhen atij nga krimi, ai reziston dhe jep fajësi dhe denime sipas ligjit.

– Në rastin e dytë (kur bën padrejtësi) – gjë që ndodh kryesisht në çeshtjet civile, kur njëra pale e blen të drejtën (gjyqtarin) në kuriz të palës tjetër.

Në rastin konkret të gjyqtarit të Shkodrës, banesa e të cilit u trondit me tritol si paralajmërim, nuk ka shumë vlerë personi apo personat që e bënë (sot ata janë ekzekutorë me pagesë), rëndësi ka motivi (përse e bënë), gjë që mund të zbulohet duke hetuar se çfarë dosjesh ka patur ai gjyqtar nëpër duar, çfarë opinioni ka për të në Shkodër, çfarë lidhjesh partiake dhe fisnore ka, si ka arrdhur në detyrë, e ka kaluar apo jo vettingun etj, etj.

Shpesh motivet e ngjarjeve të afrojnë më shpejt tek autorët e tyre dhe jo e kundërta.

Unë dhe shumë shokë të mi, që u ndodhëm në detyrën e gjyqtarit gjatë vitit të mbrapshtë ’97-të, kur ra rendi dhe siguria e gjithësecilit, kur te burgosurit dolen nga burgjet, patëm rastin të “viheshim në provë” për korektesën dhe nderçmërinë tonë në dhënien e vendimeve gjyqësore.

Nuk na preku dhe as na cënoj askush, qoftë edhe me fjalë!