Zgjedhjet e LSI në Vlorë. Luan Rama: Jemi forca vendimtare për rrëzimin e regjimit

247
Sigal

 

Sot janë zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë për Kryetarin e LSI-së në rang kombëtar dhe në nivel lokal çdo strukturë e LSI-së zgjedh delegatët e vet, në rastin konkret këtu zgjidhen delegatët e LSI-së, që do të përfaqësojnë Vlorën në Konventën Kombëtare të LSI-së. Pastaj në datën 5 dhjetor ku do të mbahet Konventa Kombëtare, do të zgjidhen forumet e tjera drejtuese të partisë.
Ne jemi në përmbyllje të mandatit 4 vjeçar të strukturave drejtuese të LSI-s, që prej Kryetarit dhe forumeve të tjera dhe jemi në përmbushje të detyrimit statutor për të rinovuar këto nivele të drejtimit.

Duket sikur tashmë fushata ka nisur dhe normalisht emrat e kandidatëve për deputetë pothuajse në të gjitha qarqet e vendit janë publikuar, por duket sikur LSI ka rritur mënyrën ofensive të të bërit fushatë. Është e vërtetë kjo?

Po, është në ADN-në e LSI-së të qenit ofensiv, të qenit të vendosur dhe fushatat përgjithësisht e stimulojnë më shumë këtë qasje, këtë trend të veprimit elektoral të LSI-së, aq më tepër që në këtë situatë politike në të cilën gjendet vendi, situata ekonomike dhe kemi parasysh tërë kompleksitetin e faktorëve që lidhen me kostot e mëdha të qeverisjes, LSI-ja në Vlorë po përpiqet dhe do t’ia arrijë të bëjë të mundur, që jo vetëm të rrisë rezultatin e vet elektoral, por do të jetë dhe jam i bindur për këtë gjë, do të jetë forca vendimtare e regjimit të një regjimi apo kaste që e ktheu qeverisjen në qeverisje korruptive.
Vlora ka qenë dhe mbetet misionarja më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare dhe misionare e rëndësishme e dimensioneve qytetare të angazhimit, në të mirë të vendit.
Pavarësisht se vij këtu në cilësinë e drejtuesit politik, edhe si Zëvendëskryetar i LSI-së, por për të qenë pjesë e rëndësishme e misionit për të larguar më 25 prill kastën kriminale të qeverisjes së korruptuar dhe për ta kthyer qytetarin atje ku i takon, në të gjithë autoritetin që i jep e drejta dhe liria në demokraci. Në një plan më të ngushtë, pra në kuptimin e veprimit politik të LSI-së, dita e sotme shënon si ditë e zgjedhjeve për Kryetarin e LSI-së dhe për të zgjedhur delegatët e Vlorës në Konventën Kombëtare të LSI-së, shënon mbylljen e një procesi ristrukturimi, riorganizimi si dhe verifikimi të konfirmimit të anëtarësisë, për të nisur kështu që nesër aksionin, veprimin dhe angazhimin e çdo anëtari, veprimtari, simpatizanti të LSI-së, në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit për të kurorëzuar me fitore këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe askund tjetër më mirë sesa në Vlorë nuk mund të jepet mesazhi për ditët e rëndësishme në të cilat kalon fati i Shqipërisë.