Zgjedhjet në LSI – Pjesëmarrje masive nga anëtarësia e Vlorës (FOTO)

285
Sigal

Vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të LSI.

Kjo forcë politike raporton shifra të një pjesëmarrje të lartë deri në orën 13:00. Në total kanë votuar 15 325 anëtare të LSI. Tirana mban vendin e parë me 3056 simpatizantë të LSI që kanë hedhur votën tashmë, e ndjekur nga Durrësi me 1620 anëtarë dhe Fieri me 1597.

Numri i votuesve deri në orën 13.00

Nr. Total: 15325

Dibra: 452
Lezha: 913
Shkodra: 879
Kukës: 574
Elbasan: 1230
Berat: 1551
Tirana: 3056
Fier: 1597
Durrës: 1620
Gjirokastër: 1051
Vlorë: 1195
Korçë: 1207

Motorat elektoralë janë ndezur në LSI, pasi synon të jetë parti e parë. Edhe dy forcat e tjera politike PD dhe PS po punojnë për të qenë të parët. Loja sapo ka filluar sot, pasi LSI po voton online, si një risi e pa ndodhur deri me tani nga parti politike.

Ndërsa më 5 dhjetor do të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe drejtuesit.