Mblidhet Kryesia e PL, Meta: Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për magazinë

11
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sërish prioritetet e programit të PL, që sipas tij janë lehtësisht të realizueshme. Ai tha se në Dogana dhe Tatime bëhet hataje.

“Ne jemi të sigurt në arritjen e programit tonë. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg, por po marrim modelet më të arrija në rajonin tonë. Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë. Në Dogana dhe Tatime bëhet hataje. 500 raste nepotike në tatime dhe dogana”, tha Meta.

“Shpreh vesimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.

Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese. Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në çdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre. Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi”, pohoi Meta.