Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Këngë të vjetra

14
Sigal

Sa herë që flisnim për dashurinë,

s’e mbaja dot zemrën time.

Me këngë më shtije në ëndërrim:

Ishe qielli, deti. Ishe bluja ime.

Qenë këngë të vjetra, shpesh i kujtoja,

bashkë i dëgjonim, atje në kuzhinë:

Ëndërra baballarësh mbuluar nga droja,

shpirtra të humbur përherë në kërkim.

Për miqësi, që nuk u panë kurrë,

për dashuri të mbetura në klasë,

këngë që sillnin radiot portative,

pas biçikletave, mbërthyer në kasë.

Mos ësht’ më lehtë të rikujtosh,

se sa të kthesh kohën e shkuar?

E kur përreth ka që të thonë:

“Ajo që shkoi qe koh’ e shquar?…”

Mos ësht’ më mirë të rrimë, vallë?

Mos ësht’ më mirë, këtu ku jemi?…

Të vjetrat këngë kanë vetëm mall

dhe mallin veç një kurth e kemi…