Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Baladë e burrit në gurë

45
Sigal

 

Mjeshtrit popullor të gurit, Selman Pazo nga Vranishti i Labërisë

NOA

 Heshtjerëndë, imazh i gurit,

ëndrrakaltër që i vogël.

Guri dha besën e burrit,

kur ngjarjet ashtu i rrodhën…

 

Dhe i dha besën e labit

Selman Pazo nga Vranishti:

Zë qëndis gurët e malit,

shpirt i tij, dora dhe gishti.

 

Në kurriz hallet i mori

dhe jetoi burrërisht,

tym të bardhë oxhaku nxorri

te Selmani bujarisht.

 

Dhe kujtesa e kulturës

e mban në radhë me fisnikë,

sepse në sy të furtunës

Djers’ e nderit loton pikë…

 

Baladë e gurit për tingujt,

baladë e burrit në gurë.

Bleta që bën mjaltë të hidhur,

të çmuar për të sëmurë!

 

Selman Pazo nuk ka dy,

mjeshtër i culës së gurit.

Është njeri a legjendë ky?

Në folklor – shtiz’ e flamurit.

 

Vlorë, e hënë, 20 janar 2020