Suplementi Pena Shqiptare/ Klodeta Dibra: E mandej dashurohuni

531
Sigal

(Alda Merini, E mandej dashurohuni, shqip k.d.)

E mandej dashurohuni.
Mos bëni seks, bëni veç dashuri.
Dhe me kët’ dua t’them puthuni lehtazi n’buzë,
n’qafë, n’bark, n’shpinë,
ndukni buzët, pleksni duart,
e sytë brenda syve.
Dhe me kët’ dua t’them, rrokuni aq fort
sa t’bëheni një qenie,
trupa t’ngërthyer e shpirtra n’shkapetje,
ledhatoni t’çjerrat, zhvishni teshat bashkë me frikërat,
dhuroni puthje mbi papërsosmëritë,
mbi gjurmët e një jete
që deri at’ çast kish qenë pakëz e gabuar.
Dhe me kët’ dua t’them, rrëshqitni gishtat mbi trupa,
skiconi yjësi, thithni aroma,
zemra që rrahin s’bashku,
frymëmarrje q’udhëtojnë me t’njëjtin ritëm,
e mandej jepni buzëqeshje, t’sinqerta,
pas do kohe që t’këtilla nuk ishin më.
E pra, dashurohuni e mos kini turp,
sepse dashuria është art, e ju jeni kryeveprat.