Ja pse nuk duhet ta provosh të humbësh peshë brenda një jave

34
Sigal

Nëse je një nga ata persona që po tregon heroizmin se do të veshësh diçka më të ngushtë në rastin special të radhës, apo thjesht për t’u bërë gati për fundjavën në plazh, me siguri i je drejtuar Google për të zbuluar se si mund të humbësh disa kile shpejt. Dhe interneti është plot me ide të tilla.

Por a ekzistojnë këto dieta që promovohen? Dhe më e rëndësishmja: A janë zgjedhja e duhur?

“Në realitet, këto lloje dietash nuk janë kurrë të sakta, as të strukturuara. Ato janë dieta ‘për t’i bërë vetë’ të cilat më shumë të dëmtojnë sesa ndihmojnë të arrish qëllimin tënd”, thekson Dr. Chiara Boscaro, biologe dhe nutricioniste në Milano.

Në dieta shumë strikte, çdo kilogramë që do humbësh do të rikthehet shumë shpejt, thonë ekspertët. Por problemi më i madh i tyre janë pasojat direkte që kanë në shëndet, në një periudhë afatgjatë.

“Efekti klasik që kanë dietat drastike është stresi që i shkaktojnë sistemi kardiovaskular. Ekspozimi ndaj hipertensionit, apo rritjen e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Ka gjasa të larta edhe për rrezikun e inflamacionit kronik në trup”, deklaron Dr. Boscaro.

Por nëse do të humbësh peshë drastikisht, e vetmja gjë që që mund të ulë në kohë rekord 2-3 kg është largimi i ujit të tepërt nga trupi, fryrja dhe ndjesia e ënjtjes. Për të arritur këtë, duhet të hidratohesh (2 litra ujë në ditë), të përtypesh ngadalë dhe të pish çajra bimorë me qëllim shkarkimin e peshës së tepërt nga fryrja.

Shmang ëmbëlsirat dhe karbohidratet sa më shumë të mundesh dhe konsumo proteina dhe perime.