Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

27
Sigal

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje jo të pranueshme që nisin që në moshë të vogël.

Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar nga “King’s College” në Londër, 52% e prindërve në Shtetet e Bashkuara besojnë se sjelljet e mira janë në rënie gati 25% nga viti 1990. Ky është momenti i artë që t’u mësoni fëmijëve disa norma sjelljeje që mund të përvetësohen që në moshën nëntë vjeçare. Pavarësisht orareve të zgjatura në punë dhe mbingarkesës është detyra e prindërve dhe jo e dadove apo kujdestarëve që të merren me edukimin e fëmijëve.

Nëntë norma sjelljeje dhe edukate mund të mësohen që në moshë të vogël. Ja disa nga më të rëndësishmet:

-Thoni “të lutem” dhe “faleminderit”

-Prisni radhën tuaj për të folur

-Thoni “më falni”

-Mos bëni komente për pamjen e dikujt tjetër

-Shmangni ofendimet

-Kërkoni leje kur doni të flisni 

-Pyesni të tjerët nëse kanë nevojë për ndihmë

-Trokisni në dyert e mbyllura

-Shprehni falënderimin dhe mirënjohjen