Pse me kalimin e moshës njerëzit djersiten më pak? Flasin ekspertët

50
Sigal

Nuk ka rëndësi stina, nëse jeni në diellin përvëlues të verës, po bëni stërvitje apo jeni duke ngrënë gjëra pikante…Motivet nuk kanë shumë rëndësi përpara faktit se djersitja ndodh! Tek disa njerëz është në sasi më të tepruar, e te të tjerë më pak, por ekspertët janë në një mendje kur thonë se: ju djersiteni më pak me kalimin e moshës.

Djersa është më komplekse nga sa mund të mendoni. Ekzistojnë dy lloje të ndryshme gjëndrash djerse në trup: gjëndrat e djersës ekrine dhe gjëndrat apokrine. Gjëndrat ekrine sekretojnë ujë dhe elektrolite te pëllëmbët dhe shputat e këmbëve, ndërsa ato apokrine ndodhen në zonën e sqetullave, ijëve dhe qepallat.

Pse me kalimin e moshës njerëzit djersiten më pak? Flasin

Por, pse njerëzit djersinë më pak me kalimin e moshës?

“Për shkak se lëkura bëhet më e hollë me kalimin e moshës, kanalet e gjëndrave të djersës dalin më afër sipërfaqes së lëkurës,” shpjegon Hilary Reich, dermatologe në New York. “Kolagjeni që rrethon gjëndrat e djersës bie me kalimin e viteve dhe kjo bën që gjëndrat të shtypen ose ngjeshen në sipërfaqen e lëkurës dhe të mos funksionojnë siç duhet,” thotë Reich. Ndaj, bëhet më i vështirë procesi i djersitjes.

Po, kush nuk do të djersijë më pak? Të moshuarit me kalimin e viteve nuk e durojnë dot të nxehtin, edhe për faktin se ata nuk kanë aftësinë për të prodhuar djersë në të njëjtin nivel me të rinjtë.

Pse me kalimin e moshës njerëzit djersiten më pak? Flasin

“Aftësia më e ulët për të djersitur i bën të moshuarit më pak tolerantë ndaj nxehtësisë dhe më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta,” thekson dermatologia.

Mjekët thonë se djersitja nuk është një proces i njëjtë për të gjithë njerëzit. Luhatjet hormonale, rënia e metabolizmit ndikojnë në prodhimin e djersës. Ilaçet, veçanërisht ato kundër depresionit, diabeti apo edhe menopauzës janë të tjerë faktorë që ndikojnë me kalimin e viteve në çështjen e djersitjes.