Të dënuar për trafik droge, vjedhje e përndjekje, arrestohen 3 persona nga Policia e Tiranës

24
Sigal

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

– U ndalua shtetasi G. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– U kap shtetasi në kërkim N. P., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”;

– U ndalua shtetasi në kërkim F. D., 32 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– U ndalua shtetasja N. N., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulsive telefonike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.