Dr. Zekri Palushi: Kush është fajtori në sëmundjet e Zemrës! Kolesteroli apo Histamina?

22
Sigal

Dr. Zekri Palushi

Një prej studimeve të fundit, ku morën pjesë 1.062 pacIentë (që i kishin mbijetuar  infarkteve të zemrës), u gjet se, në të gjithë, niveli i kolesterolit kishte pasur vlera normale!

INFO

Unë do t’ju sygjeroja njerëzve me probleme gastrike, (djegie stomaku, apo rreflukse gastro-ezofagale, që në vend të ilaçeve të grupit Proton Pump Inhibitorve (Omeprasole, Nexium, Somac, …),- të marrin ilaçe të grupit të bllokuesve H2, (Famotidine/Pepcid, i cili është më i miri në këtë grup, e që përdoret me efikacitet, dhe pa fenomene anësore, prej 35 vjetësh; – është 8 herë më potent se Ranitidina, dhe 40 herë më potent se Cimetidina). Ndërsa, për ata që janë të detyruar të marrin rregullisht ilaçe stomaku, unë do t’ju sygjeroja që të marrin: Omeprazole (Nexium/Somac), 40mg, -1 tablet esëll në mëngjeS, dhe Pepcid (Famotidine), 20mg, 1 tablet, para gjumit).Ndërsa besoj se për të gjithë, do të ishte më lehtë që të shmangim sheqernat, se sa yndyrnat.

 

Në parantezë, -nga fundi i vitit 1998, përfundova me sukses provimet dhe intervista të shumta, që Sistemi Shëndetësor i Australisë kërkonte në atë kohë, për të ushtruar profesionin e mjekut, në nivelin e ‘’Standarteve Australiane’’, si thonin ato,-dhe ky nivel, nuk më kërkohej vetëm mua që kisha mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri, por edhe mjekëve të tjerë, që vinin nga shtete të ndryshme të botës, përfshi ato të vendeve perëndimore, si Anglia, Amerika, Gjermania, Franca, Italia, …!

Megjithatë, -tre vitet e para, ishim të detyruar të punonim në spitale universitare, dhe ‘’Nën mbikqyrjen’’ e mjekëve me një eksperiencë të gjërë mjekësore, dhe akademikë.
Kështu pra, -puna e parë që m’u caktua të bëja në Sistemin Shëndetësor Australian, ishte si mjek me turne, në Repartin e Reanimacionit (Intensive Care Unit).

Ajo çfarë unë vura re, në këtë repart mjaft të sofistikuar, ishte se, –pothuajse të gjithë të sëmurët, që silleshin këtu, me Coronary Artery Syndrome (CAS), kishin vlera normale kolesteroli!

Që nga ajo kohë, kanë kaluar vite, -megjithatë, të njejtën gjë, kam observuar edhe tek pacjentët e mi, në praktikën time private, -ku shumica e atyre që dërgoja në spital, apo edhe ata që shkonin vetë gjatë natës, në urgjencën e spitalit, për një dhimbje shtërnguese në gjoks, dhe diagnostikoheshin me një anginë të pa-stabilizuar, apo edhe me infarct të myokardit, -vlerat e kolesterolit, rezultonin të ishin në limitet normale (me, apo edhe pa ilaçe kundra kolesterolit)!!!

Pastaj kemi edhe Theodore Hollis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë (Amerikë), -i cili 40 vjet më parë, studjoi idenë se HISTAMINA ishte promotor i sëmundjeve të zemrës, dhe se gjithçka në këtë grup sëmundjesh lidhet me mbi-prodhimin e histaminës, dhe inflamacionit, -shkaktarë të krijimit të pllakava në arterie, e si pasojë, edhe shkaktarë të proceseve arteriosklerotike, – (por jo me yndyrnat, apo kolesterolin LDL).

Nëse i referohemi teorisë Dietë-Zemër, -ajo thotë se ngrënja e yndyrnave të ngopura (saturated fats) që merren nëpërmjet bylmetnave, dhe mishit të kuq, rrisin nivelin e kolesterolit LDL, (Loë-Density-Lipoprotein), që ne e njohim edhe si ‘’kolesteroli i keq’’, sepse mendohej se bllokonte arteriet dhe shkaktonte arteriosklerozën, -e si pasojë, edhe sëmundjet kardio-vaskulare (CVD).
Sipas kësaj teorie, sëmundjet e zemrës mund të parandaloheshin, apo mund të mbaheshin nën kontroll, nëse njerëzit do të ndiqnin një dietë me pak yndyrna, dhe merrnin ilaçe kundra kolesterolit, si Lipitor, Pravastatin, Zocor, Crestor, -(pra ilaçe të grupit të Statin, –me efekte anësore të shumta).

Nga çfarë kam lexuar deri tani, ka shumë teori të ndryshme, dhe interpretime të ndryshme, -por në të vërtetë, të gjitha pajtohen në atë që, – yndyrnat e ngopura (saturated fats), dhe kolesteroli, kanë shumë pak të bëjnë me sëmundjet kardio-vaskulare (CVD).

Mund të përmendi këtu John Yudkin, nutricionist Anglez, -të cilit i ndërprenë fondet, sepse në kërkimet shkencore që ai po bënte, arriti në konkluzionin se sheqeri, (dhe jo yndyrnat e ngopura), ishte shkaktari kryesor për sëmundjet kardio-vaskulare (CVD). Për këtë, ai u përplas me Ancel Keys, –një fiziolog Amerikan, që më shumë se kushdo tjetër, promovonte teorinë e yndyrnave të ngopura.

Idea që kolesteroli LDL luan rrol në sëmundjet e zemrës, është diskutuar nga shkencëtarët për më tepër se një shekull, -por vetëm në vitet 1980, –Ancel Keys, arriti të fitoj mbi komunitetin shkencorë, me teorinë e tij se dieta, luan rrolin kryesorë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Fitorja e kësaj teorie, i hapi rrugë industrisë ushqimore, për të prodhuar ushqime me më pak yndyrna, -e në të njejtën kohë, kjo ide, futi në praktikën e përditshme mjekësore, përdorimin e ilaçeve kundra kolesterolit, -pra statinave.

Ndërkohë, – një prej studimeve të fundit, -ku morën pjesë 1.062 pacjentë (që i kishin mbijetuar  infarkteve të zemrës), u gjet se, në të gjithë, -niveli i kolesterolit kishte pasur vlera normale!

Pastaj kemi edhe Theodore Hollis, -profesor i shkencave biologjike -në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë (Amerikë), -i cili 40 vjet më parë, studjoi idenë se HISTAMINA ishte promotor i sëmundjeve të zemrës, dhe se gjithçka në këtë grup sëmundjesh lidhet me mbi-prodhimin e histaminës, dhe inflamacionit, -shkaktarë të krijimit të pllakava në arterie, e si pasojë, edhe shkaktarë të proceseve arteriosklerotike, – (por jo me yndyrnat, apo kolesterolin LDL).

INFO

Kemi 4 tipe histaminash, dhe të gjithë receptorët e këtyre histaminave ndodhen në zemër, -por, -vetëm tipet H1 dhe H2, gjenden në qelizat e muskulit të zemrës, dhe janë përgjegjëse për kontraktimet e saj. Tashmë duhet të pranojmë se sheqernat, dhe inflamacioni, janë fajtorët real, -ndërkohë që kolesteroli LDL, dhe histamina janë reaguesit e urgjencës së trupit.

Në fakt, zbulimet e Theodore Hollis, nuk ishin të reja, sepse ka mbi një shekull që shkenctarët e kanë ditur se histamina mund të shkaktojë ç’rregullime të ritmit të zemrës, dhe se, në të sëmurët me zemër, gjenden me shumicë Mast Cells (qeliza të bardha gjaku), që janë përgjegjëse për përgjigjen inflamatore, dhe magazinimin e histaminës në zemër. Kjo do të thotë se histamina, dhe inflamacioni, – që atëherë, konsideroheshin si promotor të sëmundjeve kardio-vaskulare, (pra, shumë kohë më përpara, se ky rol t’i jepej kolesterolit LDL).

Çuditërisht, punimet shkencore të Hollis, i bleu një kompani ilaçesh, që dhe i varrosi ato. Por, një grup shkencor i Qendrës Nacionale Kardio-vaskulare, në Suita, të Japonisë, -në një farë mënyre i gjeti këta studime, dhe i thelloi më tepër, -duke zbuluar se në të sëmuret me probleme gastro-ezofagale, që trajtoheshin me Pepcid-it, -përjetonin forma më të lehta, dhe me shenja më të buta, sëmundjet kardio-vaskulare.
Pra, shkenctarët Japonez, shkuan më tej zbulimeve të Hollis, sepse e dinin edhe më parë se qelizat e dëmtuara të zemrës çlironin histaminë, (specifikisht në receptorët H2), që rregullojnë zemrën. Dhe Pepcid-i, s’është gjë tjetër veçse një ilaç që blokon grumbullimin e histaminës, veçanërisht histaminën H2 në stomak, dhe në zemër.

Kur përmendim histaminën, mendja na shkon menjëherë tek reaksionet alergjike, por, në të vërtetë histamina shkakton shumë më tepër probleme, sesa ata që shfaqen, si rezultat i një përgjigje alergjike.

Histaminat janë mesagjer kimik, që çlirohen nga sistemi imunitar, si për të rregulluar funksionet trupore, ashtu dhe për të luftuar infeksionet, dhe inflamacionet. Kemi 4 tipe histaminash, dhe të gjithë receptorët e këtyre histaminave ndodhen në zemër, -por, -vetëm tipet H1 dhe H2, gjenden në qelizat e muskulit të zemrës, dhe janë përgjegjëse për kontraktimet e saj.

Të njejtën gjë vunë re edhe shkenctarë të tjerë, dhe mjekë kardiolog, -pra atë që Pepcid-i, kishte një veprim mbrojtës në zemër, -dhe këtë e vërtetuan edhe në një studim 10-vjeçar, ku gjetën se, –  pacjent që merrnin Pepcid (H2 blocker), e kishin më pak të mundëshme që të zhvillonin probleme të zemrës, -e në të njejtën kohë, ata vunë re se, pacjentët që vuanin nga hipërtensioni pulmonar (një sëmundje jetë-kërcënuese, ku tensioni është shumë i lartë në mushkëri), -kishin më pak rrisk vdekje, nqs ishin duke marrë H2 blocker.

Në të njejtin konkluzion arritën edhe ri-shikuesit e një shkalle të madhe evidencash: pra, kolesteroli LDL jo vetëm që s’ka lidhje me sëmundjet e zemrës, -por përkundrazi, ai lidhet me vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet. Me fjalë të tjera, –sa më pak kolesterol që të kemi në sistemin tonë, aq më të lartë e kemi rriskun për të vuajtur  nga sëmundje kronike jetë-kërcënuese.

Kolesteroli LDL, – është esencial për funksionimin e shëndetshëm të proceseve të dijes, mesimit, dhe kuptimit të gjërave, në trurin tonë.

Punonjës shkencor të Icahn School of Medicine, në Neë York, kanë marrë në studim 1.897 njerëz të moshave 75-94 vjeçare, ku kanë zbuluar që kolesteroli ka vlera mbrojtëse, -veçanërisht në ata të moshës rreth 85 vjeçare. (Pacjentët me nivelin më të lartë të kolesterolit, që nuk merrnin ilaçe/statins).

Angiografitë e grave në stadin post-menopausal, me sëmundje zemre, treguan se progresi i arteriosklerozës ishte më i ngadalshëm në ata gra që dieta e tyre ishte e pasur me yndyrna të ngopura. Megjithatë, ata gra që hanin më tepër karbohidrate apo sheqer, dhe yndyrna të pa-ngopura (polyunsaturated fats), si peshk, lule dielli, kikirik, arra, etj.,- kishin një zhvillim më të shpejtë të arteriosklerozës!

Universiteti i Finlandës së Lindjes, -me studimet e tij shkencore ka konkluduar se: -në njerëzit me predispozicion gjenetik, edhe pse konsumojnë yndyrna të ngopura, -nuk kemi konstatuar rritje të nivelit të kolesterolit. Në lidhje me këtë, ata muarën në studim 1.032 burra të moshës së mesme, – 1/3 e të cilëve trashëgonin genin ApoE4, (i cili influencon rrugën e procesimit të kolesterolit). Megjithatë, edhe pse ata hanin ushqime me përmbajtje të lartë kolesteroli, -niveli i kolesterolit të tyre nuk rritej.

Edhe studime të tjera kanë konfirmuar se yndyrnat e ngopura, -as nuk e rrisin nivelin e kolesterolit LDL, dhe as nuk kontribojnë në shkaktimin e sëmundjeve koronare të zemrës (CHD), as goditje ischemice të trurit (që shkaktohet nga një mpiksje gjaku në tru), apo diabet të tipit 2, – që shpesh shifet edhe si lajmëtar i sëmundjeve të zemrës.

Një studim i bërë në mbi 1000 të sëmurë, të mbijetuar nga infarkti i zemrës, u gjet se, ata të sëmurë që kishin patur mundësi të paksonin nivelin e inflamacionit, rrisku për një infarkt të dytë, u ishte ulur deri në 17%, -(zakonisht pacjentët që kalojnë një infarct të zemrës, në 20% të rasteve, Brenda 5 viteve, përballohen edhe me një infarct të dytë).

Le të kthehemi edhe pak tek sheqeri.

Fatkeqësisht, shumë prej ushqimeve me përmbajtje të ultë yndyrnash, janë ushqime të procesuara, me një përmbajtje të lartë, të sheqernave artificial. Prandaj njerëzit që konsumojnë këta lloj ushqimesh, me besimin që janë duke ndihmuar zemrën e tyre, -janë tepër gabim, -në të vërtetë, ata janë duke bërë të kundërtën.

Në realitet, edhe pse, ndër vite jemi munduar të hamë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash, dhe kemi marrë edhe ilaçe kundra kolesterolit, (statina), -sëmundjet kardio-vaskulare (CVD), mbeten vrasësi numër një, në të gjitha vendet perëndimore.

Nqs sheqeri është katalist, atëherë edhe rrezistenca ndaj insulinës, luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare (CVD).

Në këtë rast mund të themi se Dieta Mediteriane, është një rrugë e shëndetshme për të reduktuar inflamacionin, dhe rrezistencën ndaj insulinës. (Ironikisht, kjo ishte edhe djeta që Ancel Keys këshillonte për reduktimin e kolesterolit, -pra, ai po bënte një punë të drejtë, por për arsye krejtësisht të gabuar).

Në realitet, edhe pse, ndër vite jemi munduar të hamë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash, dhe kemi marrë edhe ilaçe kundra kolesterolit, (statina), -sëmundjet kardio-vaskulare (CVD), mbeten vrasësi numër një, në të gjitha vendet perëndimore.

Po e mbyll këtë shkrim duke konkluduar se, e di që Industria Farmaceutike, në dekada ka investuar miliona dollarë në procesin tru-larës të mjekëve, dhe punonjësve të ndryshëm shëndetësor, –( siç bëri edhe gjatë pandemisë covidiane), -por megjithatë, në eksperiencën, dhe gjykimin tim profesional, të mbështetur edhe në studime të vjetra, e të reja, -disa prej të cilave i përmendëm shkurtimisht më sipër. -Ne, tashmë duhet të pranojmë se sheqernat, dhe inflamacioni, janë fajtorët real, -ndërkohë që kolesteroli LDL, dhe histamina janë reaguesit e urgjencës së trupit.

Në këtë rast, unë do t’ju sygjeroja njerëzve me probleme gastrike, (djegie stomaku, apo rreflukse gastro-ezofagale, që në vend të ilaçeve të grupit Proton Pump Inhibitorve (Omeprasole, Nexium, Somac, …),- të marrin ilaçe të grupit të bllokuesve H2, (Famotidine/Pepcid, i cili është më i miri në këtë grup, e që përdoret me efikacitet, dhe pa fenomene anësore, prej 35 vjetësh; – është 8 herë më potent se Ranitidina, dhe 40 herë më potent se Cimetidina). Ndërsa, për ata që janë të detyruar të marrin rregullisht ilaçe stomaku, -unë do t’ju sygjeroja që të marrin: Omeprazole (Nexium/Somac), 40mg, -1 tablet esëll në mëngjez, dhe Pepcid (Famotidine), 20mg, 1 tablet, para gjumit).

Ndërsa besoj se për të gjithë, do të ishte më lehtë që të shmangim sheqernat, se sa yndyrnat.