Suplementi Pena Shqiptare/ Panajot Boli: Çanta ime

NGA PANAJOT  BOLI

ÇANTA IME…

Sigal

Ka mbeshtetur kurrizin në cep të bibliotekës

Çanta ime e lodhur lekurërrudhur në të zezë

Sa herë i afrohem doreza e saj zë e dritherohet

-As nesër nuk do të  më marresh në mengjes?

 

-Mall kam për shkollën, për atë tingëllimë zile

Për nxënësin tim të bukur,endërrimtarin Jonian

Shikimet që më ngulin me padurim mbi katedër

E ankthin të lexonin për esenë,shënimin në anë

 

Me duar që dridhen e përkedhel e ngadalë e hap

Aromë buzëqeshjesh si yllësi brenda saj më step

Një fletë ditari  e shkruar me nxitim,e pambaruar

E një petale luleje të nxënëses Anisë, aty në cep

 

Edhe stilolapsi i heshtur, pak bojë i ka mbetur

Ja , një nënvizim me laps të kuq te eseja e Ilirit

‘Kalërojmë shpresat tona me dritën e  mesuesit

Ndrit shpirtrat, si thotë Naimi, të ‘’Fjalët e qiririt’’

 

Çanta ime e lodhur , lekurërrudhur në të zezë

Në një cep të bibliotekës çlodhet dimër e verë

Brenda saj, një qiell, me sy yjesh që lundrojnë

Me endrrat e nxënësve, që flertojnë në pranverë

 

NGELA NË BREG TË LUMIT

 

Ngela në bregun e lumit tim

Dhe mbledh guralecë si fëmijë

Në dritën e diellit i vë  të dalloj

Kush është më i bukuri prej tij

 

Ky i bardhi,lëmim shkelqimi ka

Ah, ky me pika kafe ,sa i bukur

Grija e thellë më ngjan si magji

Në jeshilën,e pikturuar një fluturë

 

E unë s’ ngopem,kërkoj e kërkoj

Në paradë guralecët e lumit tim

Më sheh Syri i Kaltër dhe qesh

-Tek njera nga ato, është syri im

 

VËGON NJË ZË…

 

Të shfytyruar e pashë sot lumin tim

Tek mblidhja guralecë në breg të tij

I turbulluar,i nxirë, rendte si i marrë

Bulçitë si kacek vazhdon t’i shfryj

 

Ky sot, thashë, u bë tjetër,lumë njeri

I papërmbajtur,si ai, lumë i Fan Nolit

Kaltërsinë e tij bëri ushtri të blunjtë

Për vete veshi uniformën e De Golit

 

Iu sos durimi,paçka se është babaxhan

Për këmbët e pista që i llokoçitin në ujë

Për duart dinake që i përdredhin në qafë

Për varesën e gushës që ia moren pa bujë

 

U zemërua, paçka se është një babaxhan

Për rrepet e tij që ia vodhen  në mesnatë

Për Syrin e Bukur që ia shiten në muzg

Për shtratin e gërryer,kafshatë.. kafshatë

 

Ky lumi im u bë sot si lumi i Fan Nolit

Zemërimin vershoi e zu fort të vëgoj

-Larg duart nga trupi im, o hiena blozë

Mjaft o çakenj, Kuçedren do të zgjoj

 

Të betuar e pashë sot të mirin lumin tim

Vershoi si ai i Nolit, me të njejtin vegim

U mbush, u fry,dhe shpertheu si uragan

Edhe mua s’më zë gjumi,aty jam pranë