Në lajme të çastit, sa herë është thënë
se ekonomia po rritet, dhe për ironi të fatit
varfria harliset e fajin korrupsionit ia lëm.
Edhe DASH, kështu deklaroi mbrëmë.
Pushtetarët pasurohen shpejt si kusarët,
si në përralla, në para notojnë.
Populli mjerohet padrejtësisht,
ndërsa dikush pas shpinës së njëshit
pa leje, ha kumbulla e dardha.
Këta shakaxhinj të përparimit,
plaçkisin popullin përmes krimit.
Rilindja pjell hajdutë e mafiozë
arrogancë e fasadë të dala boje,
mbisundon paturpësia mbi dozë.
Shqipëria sa vjen e tkurret.
Forcohet partia, dobësohet shteti.
U velëm nga propaganda e imoraliteti
qëkur Shqipërinë e shpallët pronën tuaj.
Durimin e popullit eksperimentoni pa mëshirë
se mafia s’ka atdhe, media s’është e lirë,
Se as pilafi nuk mban më ujë.
Qeveri banditeske, që punon për pushtetarët
nëpërkëmb qytetarët e fshatarët.
Drejtësi me regji, degraduar e shkallmuar.
Ligje të bëra me porosi
dhe ju e quani drejtësia e re
edhe pse nuk ka pavarësi
e ngjan me pulën që nuk bën vé.
Ndërhyn qeveriu në drejtësi e media!
SPAK – u nuk bashkëpunon me policinë,
se ata ia dredhin, i bëjnë pabesinë.
Mashtrimi vret pafajsinë
e bën këtë nga qejfi apo nga halli
në damarët tuaj rrjedh gjak sllavi.
Në Shqipëri nuk ka më zgjedhje;
ka vetëm shitblerje votash, shantazh e vjedhje,
sepse ju zgjodhët rrugën e hajdutërisë
siç e ka provuar rilindja çdo herë,
me njerëz pa dinjitet, si skllevër të blerë.
I pari i qeverisë përdor shumë marifete;
kurrë s’u ngop me gjithë këto pushtete!
Nuk i la pjesë askujt, të gjitha i mori për vete!





















