Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Ahmeti: Letër mamkës

302
Sigal

 

LETËR MAMKËS

Mamka,
mos ta lexoj këtë letër tjetërkush veç teje,
jo se sekrete, por ende nuk jam e fortë plotësisht
për t’i mundur këto që po të them:
Tirana është fare e zakontë.
me ngushtësinë e shtëpive të ulëta,
me udhët e lodhura të dimrit,
me një pesëmbedhjetëkatësh në qëndër
ngritur si utopia ime,
me roje të përforcuara në udhëkryqe
ambasadash,
me policë-cukapike qershori të zbehur.
Diç parandjej, mamka!
Kurrë shteti nuk ka qenë kaq përballë njeriut,
kurrë tradhëtia e burrave nuk ka qenë më në modë,
kurrë gjumë më të rëndë nuk kanë fjetur netët
dhe gratë më të humbura, me të zbrazuar.
Po të them e dashur, rreziku po më fton duke qeshur
me gojen pa dhëmbë të një dashurie kafshuese
me çarje në karakter,
që ësht një pjesë e qarjes shoqërore,
po me ofrohen detyra, miq e të njohur të shumtë,
të gjithë të lartë nga emrat, por të ulët
nga tensioni i jetës,
përpiqen të më ngrenë duke u kapur pas meje,
po më rrëzojne ende pa u gritur.
E dashur, dëgjomë pa shqetësim,
une do t’i grij, do t’i grij po të them,
në vargjet e mia.

KRYE ËNDRRA

Nusja e bukur, veshur në argjend.
Melankolike, si hëna e zbehtë.
Vallzonte,ndiqte valsin ritmikisht.
Gëlltiste lotët,dhimbjen e vërtetë.

Kjo ditë.. kryeëndrra që kish thurur.
Martesa që tërë jetën kish menduar.
Si dasëm-funeral e kish muzikën
Me magji shtrigash,krevatin mbuluar.

Dekada shkuan,nusja e zhgënjyer…
E shpirtkëputur për ëndrrën e vjedhur.
Kur vjen Tetori, i rrjedhin dy lotë.
Ajka e lotve, nëpër vite mbledhur.