Petrit Vasili: Shqipëria në kaos dhe qeveria në piknik

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar  me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.Vasili ironizon mbledhjet e shpeshta të kryeministrit, duke e akuzuar se përmes tyre mbulon kaosin dhe dështimet e qeverisë.

Ai ngre akuza për keqqeverisje, ndërsa përmend problematikat me ujin, infrastrukturën, transportin dhe situatën në bregdet.“Mbledhjemadhi i mbaruar Rama!”, e nis Vasili reagimin e tij, duke iu referuar edhe vargjeve të poetit rus Vladimir Majakovski.

Sigal

Shqipëria nuk ka kryeministër, por një konferencerier të lodhur mbledhjesh ku Rama tjerr e tjerr paranojat e tij dhe çfryn hallet ku ai është peng.Nga mbledhje në mbledhje, ndërsa Shqipëria është në flakë dhe këta në vend që të jenë në krye të detyrës janë krye të pjatave të mbushura me ushqim ne vilat qeveritare duke u flladitur buzë liqenit të Pogradecit.