Kryemadhi: Rrugën e ndryshimit nuk e ndal dot askush, as Edi Rama dhe asnjë tjetër, ndryshimi është në të gjithë Shqipërinë

197
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Laprakës, nga ku tha se rrugën e ndryshimit nuk e ndal dot askush, as Edi Rama dhe asnjë tjetër, ndryshimi është në të gjithë Shqipërinë.

“Të dashur miq, nga sot ne kemi edhe nëntë ditë të tjera. Nëntë ditë që do të jenë ditë të forta, energjike, të cilat na çojnë drejt ditores. Më 25 prill ju do të votoni numrin 6 dhe unë jam krenare. Jam krenare që me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë kudo që shkoj, dalin dhe më presin me makina, me flamuj, pa pasur asnjë lloj pike presioni, nga njerëz që duan t’i presionojnë.”,- u shpreh Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Mirëmbrëma qytetarë të Laprakës! Faleminderit me zemër. Vetëm një korrigjim të vogël do t’i bëja Ivës në fjalën e saj, nuk janë të lodhur të rinjtë, nuk janë të lodhur shqiptarët, por është e lodhur politika e vjetër, është e lodhur Rilindja që ka gllabëruar jetën e njerëzve, është i lodhur çdo njeri që kërkon të marrë peng jetën e qytetarëve. Më shumë se kurrë, ne të rinjtë dhe të rejat, edhe unë e fus veten time tek të rinjtë dhe të rejat, se me gjithë këta të rinj dhe të reja nuk mund të jesh ndryshe, vetëm e re.

Sot më shumë se kurrë, rrugën e ndryshimit nuk e ndryshon dot më askush. Edhe Edi Rama, edhe kush të dojë pas Edi Ramës, ndryshimi ka ardhur, ndryshimi është këtu në Laprakë, ndryshimi është në të gjithë Shqipërinë.

Të dashur miq, nga sot ne kemi edhe nëntë ditë të tjera. Nëntë ditë që do të jenë ditë të forta, energjike, të cilat na çojnë drejt ditores. Më 25 prill ju do të votoni numrin 6 dhe unë jam krenare. Jam krenare që me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë kudo që shkoj, dalin dhe më presin me makina, me flamuj, pa pasur asnjë lloj pike presioni, nga njerëz që duan t’i presionojnë. Përkundrazi, deklarohen hapur. Dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe.