Barcelona kërkon Agueron, ndërhyn edhe Juventus

175
Sigal

Emri i Sergio Agueros do të jetë një prej më të kërkuarve në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit do të lërë Manchester City-n dhe ju pëlqen disa prej klubeve më të mirë të Europës, mbi gjithë të tjerëve Barcelonës dhe Juventusit. Siç bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, Aguero mund të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm, por vetëm me disa kushte të përcaktuara ekonomike që duhet të jenë në favor të blaugranave. Klubi katalanas në fakt nuk ka aspak ndër mend t’i garantojë Agueros 12 milionë eurot në sezon që merr aktualisht te Manchester City, por një pagë shumë më të ulët në një kontratë me bazë fikse dhe me një seri bonuesesh në lidhje me arritjen e objektivave si në planin individual edhe në atë të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle klubi që ka shfaqur interes më të madh është Juventusi. Objektivi i klubit bardhezi, sipas të përditshmes “Sport” është ai për të lënë të lirë Ronaldon dhe për të bërë dy blerje të reja në sulm, një prej të cilëve është Aguero. Në garën me Juventusin, gjithsesi Barcelona nuk ka aspak dëshirë të futet në një ankand, pasi nuk ka gatishmërinë financiare. El Kun e mirëpresin në Camp Nou, vetëm me kushte të qarta ekonomike, dhe në këtë aspekt Juventusi, ka shumë më tepër për t’i ofruar sulmuesit argjentinas.