Nesër do të lexoni/ Ja kush është strategjia e re e SHBA

616
Detyra e parë e qeverisë sonë është shërbimi për njerëzit e saj, për qytetarët tanë – për t’i shërbyer nevojave të tyre, për të siguruar jetën e tyre, për të ruajtur të drejtat dhe për të mbrojtur vlerat e tyre.

Presidenti Donald J. Trump
                                                            Një strategji e re e Sigurisë kombëtare në një epokë të re: 
Më pak se një vit pas marrjes së detyrës, Presidenti Donald J. Trump, shpalosi një Strategji të re të Sigurisë Kombëtare, e cila përcakton një drejtim strategjik pozitiv për Shtetet e Bashkuara dhe rikthen përparësitë e pikat e forta të SHBA në botë.
• Strategjia e Sigurisë Kombëtare 2017, bazohet në 11 muajt e veprimtarisë presidenciale për të rivendosur respektin e Shteteve të Bashkuara brenda dhe jashtë vendit.
• Kjo strategji i mundëson Shteteve të Bashkuara të mbrojnë interesat e tyre jetike kombëtare dhe mbështetet në katër interesa vitale kombëtare, ose “katër shtylla” :
I. Mbrojtja e atdheut, popullit amerikan dhe mënyrës amerikane të jetës;
II. Promovimi i prosperitetin amerikan;
III. Ruajtja e paqes nëpërmjet forcës;
IV. Përparimi i ndikimit amerikan.
– Strategjia adreson sfidat dhe tendencat kryesore që ndikojnë në qëndrimin e SHBA në në botë, duke përfshirë:
– Fuqitë revizioniste, si Kina dhe Rusia, që përdorin teknologjinë, propagandën dhe shtrëngimin, për të formuar një botë antitetike ndaj interesave dhe vlerave tona;
-Diktatorët rajonalë që përhapin terrorin, kërcënojnë fqinjët e tyre dhe prodhojnë armë të shkatërrimit në masë…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal