19 qytetet, ku nga e hëna do të lëvizet pa leje

726
Sigal

Nga dita e hënë do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes me këmbë ose makinë në 17 qytete të vendit, të cilat nuk janë prekur nga koronavirusi.

Këto qytete do të quhen “zonat e gjelbërta”, ku automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 9.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm dy personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Për daljen nga banesa në këto qytete nuk duhet asnjë leje.

Qytetet që lëvizin lirisht:

Dibër
Mat
Klos
Bulqizë
Librazhd
Prrenjas
Pogradec
Divjakë
Memaliaj
Këlcyrë
Tepelenë
Përmet
Libohovë
Gjirokastër
Himarë
Sarandë
Finiq
Konispol
Dropull

Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 9.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm dy personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!