Pas humbjes në zgjedhje/ Rama rikthen në detyrën e Prefektes, Majlinda Angonin

157
Sigal

Edi Rama ka rikthyer në detyrën e Prefektes së Shkodrës Majlinda Angonin. Kjo e fundit dorëzoi detyrën pasi kandidoi për kryebashkiake e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Pasi nuk arriti të marrë mandatin e Kryetares së Bashkisë përballë Bardh Spahisë, Angoni i është rikthyer detyrës së Prefektes, me një vendim qeverie.

EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.