Në qytetin e Pogradecit ka nisur vendosja e stacioneve të plazhit për sezonin veror, ndërsa menjëherë kanë nisur edhe kontestimet e para. Dritan Hoxha, operator turistik në zonë, shprehet se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, është ulur sipërfaqja e plazheve publike. Sipas tij, në këtë sezon janë dhënë 3 leje për beach bare në zonën ranore, çka sipas tij krijon konkurrencë të pandershme dhe shkel ligjin.Hoxha thotë se për këtë situatë ka bërë denoncime në disa institucione dhe është ende në pritje të një përgjigjeje. Ai shton se prej vitesh, në një pjesë të plazhit që dikur ishte publik, kishte vendosur një rrjetë beach volley, ku qytetarët dhe të rinjtë mund të luanin falas në një hapësirë rekreative. Me përcaktimin e zonës si plazh privat, sipas tij, i është kërkuar largimi i rrjetës.Sipas një komunikimi zyrtar me Drejtorinë e Taksave në Bashkinë Pogradec, në hartën e plazheve të miratuara në këtë zonë parashikohen 3 parcela publike dhe 3 parcela private, ndërsa nuk ka ndryshime në sipërfaqe krahasuar me vitin e kaluar. Sa u përket lejeve për stacionet e plazhit, ato miratohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe jo nga Bashkia Pogradec kanë theksuar zyrtarë të bashkisë.Ndërkohë, më 20 maj, kryebashkiaku Ilir Xhakolli ka deklaruar se sipërfaqja e plazheve publike do të jetë 40%, ndërsa ajo e plazheve private 60%. Sipas tij, 50 operatorë ekonomikë ishin pajisur me leje, ndërsa 5 të tjerë ishin në pritje.Dritan Hoxha pretendon se përgjatë rreth 2 kilometrave vijë liqenore, plazhi publik në dispozicion të qytetarëve është reduktuar në vetëm 11 metra.
Ballina Aktualitet Denoncon operatori turistik:Drejtorët e Bashkisë Pogradec pas bizneseve në qytet, zënë edhe...




















