Në një vend ku protestat qytetare nuk kanë qenë kurrë pjesë e fortë e kulturës politike, këto tubime, pa drejtues dhe pa ngjyra partiake, kanë befasuar si autoritetet në Tiranë, ashtu edhe Bashkimin Europian. Gjithnjë e më shumë, zemërimi i protestuesve po drejtohet ndaj të gjithë klasës politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për tranzicionin e Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist…“Pyetja është ku do të përfundojë e gjithë kjo,” thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies, i cili nuk përjashton mundësinë që protestuesit të kalojnë në forma më radikale të reagimit. “Qeveria duket sikur nuk do ta pranojë se të gjithë këta njerëz që kanë dalë në rrugë janë kundër saj. Kjo mungesë dialogu, kjo mungesë empatie dhe ky refuzim për të gjetur një zgjidhje është i rrezikshëm.”

















