Deputeti Besart Xhaferri :Kongresi “nominon” Shqipërinë si Narkoshtet!

Ajo që kemi artikuluar dhe denoncuar me prova, se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, po artikulohet në mediat më të rëndësishme botërore, por edhe në Parlamentin Evropian, në Senat dhe në Kongres.

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj, i cili kërkon hetim nga strukturat e inteligjencës amerikane mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria shqiptare i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Sigal

Ky propozim ka kaluar Komisionin e Rregullores dhe Komisionin e Ligjeve në SHBA, ndërsa pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.

Aleati ynë strategjik e ka dhënë sinjalin SOS për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës.

Koha ka ardhur që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre, nëse nuk duan që fëmijët t’i rrisin në një narkoshtet.

Xhaferri gjithashtu reagoi pwr skandalin ku, protestuesi i sëmurë me epilepsi dhunohet në qeli, në një kohë që kriminelët bëjnë festa luksi në burgje!

Niko Qerkja një protestues i arrestuar pas protestës së 2 Qershorit është dhunuar barbarisht në qeli në bllokun e sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.Ai vuan nga epilepsia dhe kjo nuk i ka ndalur aktet e dhunës në qeli nga policët e burgjeve.Kjo dhunë skandaloze vjen në një kohë kur në burgje bosët e krimit organizojnë festa luksoze.Kërkoj hetim të plotë për këtë skandal dhe daljen para ligjit të përgjegjësve të dhunës!