Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu. Qytetarët meritojnë një ekonomi që shpërblen punën, ul koston e jetesës dhe krijon mirëqenie për familjet, jo propagandë për qeverinë.
Alarm për Shqipërinë! 89% e të ardhurave të një familjeje shqiptare shkojnë vetëm për të mbuluar jetesën normale. Sipas raportit të fundit, Tirana është kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë në raport me të ardhurat.Paga mesatare neto: 760 euro. Të ardhurat e një familjeje me dy të punësuar: 1,520 euro.
Shpenzimet mujore: 1,353 euro. 89% e të ardhurave konsumohen vetëm për ushqim, banesë, energji dhe nevojat bazë. Ndërkohë: Shqipëria 89%, Beogradi: 68.2%, Shkupi: 67%, Brukseli: vetëm 45%.
Çfarë u mbetet familjeve shqiptare për të kursyer, për arsimin e fëmijëve, për shëndetin, për një shtëpi apo për një jetë më të mirë?
Kjo nuk është thjesht një statistikë. Është dëshmia e dështimit të modelit ekonomik dhe e një qeverisjeje që ka sjellë çmime europiane me paga shqiptare.Kur 9 nga 10 euro të ardhura shkojnë vetëm për mbijetesë, nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim dhe nuk ka shpresë. Ka vetëm varfërim, emigrim dhe pasiguri. Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu. Qytetarët meritojnë një ekonomi që shpërblen punën, ul koston e jetesës dhe krijon mirëqenie për familjet, jo propagandë për qeverinë.




















