Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik
ANALIZË/ Ish-futbollistit e trajnerit kuqezi, Faruk Sejdini, dallon se në ndeshjet e Botërorit 2026, nga përfaqësueset jashtë Europës, Argjentina mbetet konkurrente
Nga Agron KAJA

Ditë të nxehta ku zhvillohet Botërori, të nxehta edhe në vendin tonë, si ka qënë shikueshmëria në Shqipëri?
Unë besoj se shikueshmëria ka qënë normale, duke patur parasysh se ka ndeshje që luhen në mesnatë dhe kanë orare të ndryshme me Europën. Ndoshta kjo e ka ulur pak shikueshmërinë në Shqipëri, veç ndeshjeve që luhen pas dite e në mbrëmje.
Janë duke u mbyllur edhe ndeshjet e dyta në grupe, çfarë veçoni në tërësinë e zhvillimit të tyre?
Futbolli europian po dominon edhe në këtë botëror, pasi duket një hap para futbollit të kontinenteve të tjera. Duhet të pranojmë se gjithçka është e paparashikueshme, por jashtë Europës, vetëm Argjentina mbetet konkurrente.
Në pjesën më të madhe të grupeve janë profilizuar renditjet, ju si e komentoni pozicionin e skuadrave?
Deri në këto moment, skuadrat janë renditur sipas parashikimeve, veç Portugalisë. Ndoshta Ronaldo nuk duhet të ishte në fushë, dhe kësisoj duket se e ka marrë “peng” skuadrën për të thyer rekordin e tij! Të tjerat, ndeshje të parashikueshme.
Në ndeshjet e luajtura deri tani në grupe, cili ka qenë rezultati që ka dalë jashtë pritshmërive?
Ndoshta Spanja në ndeshjen e parë barazimi me Kepin e Gjelbër, por edhe Portugalia me Kongon. Ndërsa ekipi që do konkurojë denjësisht duket Franca, dhe jashtë Europës surpriza mund të jenë Argjentina, Japonia dhe Maroku.
Në të gjitha ndeshjet e grupeve janë shënuar 121 gola, është një tregues i mirë ky numur golash?
Sikundër po luhet, uria për gola duket e madhe, pasi edhe golavarazhi luan rol të rëndësishëm. Për pasojë, golat e shënuar janë një numër i mirë. Duke qënë se janë 48 ekipe, e natyrshme që ka disnivele mes skuadrave që po sjellin gola të shumtë.
Nëse i shohim veç e veç 34 ndeshjet e para dhe ato të dyta në grupe, ku dallojnë mes tyre?
Tani do fillojë Botërori, pasi do eliminohen 16 ekipe, aq sa formula e mëparshme. Atëhere do shohim ndeshje më të shtrënguara, ku edhe dallimet do jenë më të ngushta se deri tani. Sepse kemi skuadra që janë debutuese dhe jo shumë të denja.
Sipas jush, cilën nga ndeshjet e luajtura në këto ditë të Botërorit e veçoni si më të mirën?
Janë disa, por ndeshja Brazil-Marok 1-1 ishte më konkurruese, pasi nxorri në fushë tipare të futbollit më të mirë. Edhe Anglia mbetet një ekip që ka ndërruar faqe dhe ka bërë lojë të mirë, me përgatitje fizike dhe këmbëngulje admiruese.
Në cilin grup janë pritshmëritë për ndeshje të nxehta, apo edhe për ndonjë rezultat jashtë parashikimeve?
Në të gjitha grupet, sepse tashmë kemi hyrë në fazën si për “jetë a vdekje”. Me skemën që është me 48 skuadra, ka edhe vënde të treta që do luftojnë, duke e bërë më të ashpër luftën për kualifikim. Do kemi luftë sportive në të gjitha grupet.
Më pëlqen më shumë Franca, futbolli i saj me lojtarët që ka. Sepse e ka hequr tiparin aristokrat të të luajturit. Ndaj e them se do jetë një nga finalistet e këtij Botërori, por ka edhe të tjera skuadra që po tregojnë traditë dhe aktualitet

Inagurohet statuja më e madhe në botë kushtuar Lionel Mesit
Ditën e djelë është inauguruar statuja më e madhe në botë kushtuar Lionel Mesit. Ajo është 26 metra e lartë dhe me një peshë prej 70 ton. Tifozët e tij u dyndën për ta parë në zemër të qytetit Cutral Có, në provincën Neuquén të Argjentinës, ku Mesi është me fanellën e Argjentinës, blu dhe të bardhë, i ulur në gjunjë dhe duke ngritur ngritur dorën e djathtë në shenjë festimi. Ky monument për 38-vjeçarin është zbuluar disa ditë pasi shënoi një tregolësh kundër Algjerisë në Botëror.
FITUESIT E BOTËRORËVE
Viti 1930 Uruguaji
Viti 1934 Italia
Viti 1938 Italia
Viti 1950 Uruguaji
Viti 1954 Gjermania
Viti 1958 Brazili
Viti 1962 Brazili
Viti 1966 Anglia
Viti 1970 Brazili
Viti 1974 Gjermania
Viti 1978 Argjentina
Viti 1982 Italia
Viti 1986 Argjentina
Viti 1990 Gjermania
Viti 1994 Brazili
Viti 1998 Franca
Viti 2002 Brazili
Viti 2006 Italia
Viti 2010 Spanja
Viti 2014 Gjermania
Viti 2018 Franca
Viti 2022 Argjentina
Viti 2026 ?
Grupi A
Skuadrat Nd P
Meksikë 2 6
Kore Jugut 2 3
Çeki 2 1
Afrika e Jugut 2 1
Ndeshjet në Grup
E enjte, 11 qershor 2026
Meksikë-Afrika J 2-0
E premte, 12 qershor 2026
Kore J-Çeki 2-1
E enjte, 18 qershor 2026
Çeki-Afrika J 1-1
E premte, 19 qershor 2026
Meksikë-Korea J 1-0
E enjte, 25 qershor 2026
Çeki-Meksikë 03:00
Afrika J-Korea J 03:00
Grupi B
Skuadrat Nd P
Kanada 2 4
Zvicër 2 4
Bosnje H 2 1
Katar 2 1
Ndeshjet në Grup
E premte, 12 qershor 2026
Kanada-Bosnje H 1-1
E shtunë, 13 qershor 2026
Katar-Zvicër 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Zvicër-Bosnje H 4-1
E premte, 19 qershor 2026
Kanada-Katar 6-0
E mërkurë, 24 qershor 2026
Bosnje H-Katar 21:00
Zvicër-Kanada 21:00
Grupi C
Skuadrat Nd P
Brazil 2 4
Marok 2 4
Skoci 2 3
Haiti 2 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Brazil-Marok 1-1
Haiti-Skoci 0-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Skoci-Marok 0-1
Brazil-Haiti 3-0
E enjte, 25 qershor 2026
Marok-Haiti 00:00
Skoci-Brazil 00:00
Grupi D
Skuadrat Nd P
SH B A 2 6
Australi 2 3
Paraguaj 2 3
Turqi 2 0
Ndeshjet në Grup
E shtunë, 13 qershor 2026
SHBA-Paraguaj 4-1
E dielë, 14 qershor 2026
Australi-Turqi 2-0
E premte, 19 qershor 2026
SHBA-Australi 3-0
E shtunë, 20 qerhor 2026
Turqi-Paraguaj 0-1
E premte, 26 qershor 2026
Paraguaj-Australi 04:00
Turqi-SHBA 04:00
Grupi E
Skuadrat Nd P
Gjermani 2 6
Bregu Fildishtë 2 3
Ekuador 2 1
Kuraçao 2 1
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Gjermani-Kuraçao 7-1
E hënë, 15 qershor 2026
Bregu F-Ekuador 1-0
E shtunë, 20 qershor 2026
Gjermani-Bregu F 2-1
E dielë, 21 qershor 2026
Ekuador-Kuraçao 0-0
E enjte, 25 qershor 2026
Kuraçao-Bregu F 22:00
Ekuador-Gjermani 22:00
Grupi F
Skuadrat Nd P
Holandë 2 4
Japoni 2 4
Suedi 2 3
Tunizi 2 0
Ndeshjet në Grup
E dielë, 14 qershor 2026
Holandë-Japoni 2-2
E hënë, 15 qershor 2026
Suedi-Tunizi 5-1
E shtunë, 20 qershor 2026
Holandë-Suedi 5-1
E dielë, 21 qershor 2026
Tunizi-Japoni 0-4
E premte, 26 qershor 2026
Japoni-Suedi 01:00
Tunizi-Holandë 01:00
Lamine Yamal në Top-10 e golashënuesve më të rinj në Botërorë

Në ndeshjen kundër Arabisë Saudite, sulmuesi spanjoll Lamine Yamal ka gjetur golin e tij të parë në një Kupë Bote. Finalizimi i yllit të Barcelonës në këtë Botëror, erdhi në moshën 18 vjeç e 343 ditë. Dhe nëse i referohemi Lionel Messit te Argjentina në Kupën e Botës 2006, ai e shënoi golin e tij të parë në moshën 18 vjeç e 343 ditë (kundër Serbisë më 16 qershor). Kjo e dhënë tregon qartë se Yamal tashmë është në ndjekje të gjurmëve të duhura për të pasur të ardhme të “ndritur” me Spanjën në futbollin botëror. I pari në këtë listë mbetet legjendari Pele, ndërsa pas tij vijnë Manuel Rosas dhe Gavi, shoku i skuadrës i te Barcelona. Edhe Ibrahim Mbaye i Senegalit i ka bërë vend vetes në këtë listë.

SHIFRA&FAKTE/ Në 40 ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, me të veçanta që duhen shkruajtur
Nojer thyen rekordin e Hugo Loris, 21 paraqitje në Botërorë
Në këto ditë të Botërorit 2026, gazeta “Telegraf” vazhdon të sjellë në faqet e saj të sportive shifra dhe fakte nga ky event, ku janë zhvilluar 40 ndeshje në grupe. Veçohen disa momente që bëjnë diferencën në shikueshmëri dhe në lajm, ku portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, i cili në përballjen me Bregun e Fildishtë ka shënuar shifër rekord si portieri me më shumë paraqitje në historinë e Botërorëve. Ai ka 21 pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe 20 pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, shifër që e kalon portierin francez Hugo Lloris, i cili deri më tani mbante rekordin me 20 ndeshje në Kupën e Botës. Ndërsa në njërën nga këto sfida, ku Holanda fitoi me goleadë 5-1 ndaj Suedisë, e veçanta erdhi në golin e katërt të shënuar nga Gakpo i tulipanëve, i cili njëherësh ishte edhe goli i 100-të në këtë kampionat Botëror. Pra, nga goli i meksikanit Kuinone në sfidën hapëse Meksikë-Afrika e Jugut 2-0, shënuar në minutën e 9-të, goli i Gakpo në minutën e 47-të është numër 100. Nga ana tjetër duhet thënë se, skuadra ishullore e Amerikës së Jugut, Kuraçao, morri pikën e parë në Kupën e Botës, pasi një performancë e jashtëzakonshme nga portieri Eloi Rum ia doli të mbante portën e paprekur kundër Ekuadorit. Portieri i Miami FC, Rum, shënoi një rekord prej 15 pritjesh, duke barazuar rekordin e portierit të SHBA-së, Tim Hauard, për më shumë pritje në një ndeshje të Kupës së Botës. Një tjetër lajm i veçantë vjen nga kampi ku ndodhet skuadra e Senegalit, e cila ka vështirësi që po pengojnë përgatitjen e skuadrës. Ndër to janë bonuset e papaguara për lojtarët, që vazhdojnë të shtojnë pakënaqësitë, logjistika e dështuar, ku akomodimi në hotel është larg nivelit ku përfaqësuesja ndodhet, si dhe cilësia e dobët e ushqimit. Nisur nga kjo situatë, lojtarët detyrohen të porositin jashtë në mungesë të një kuzhinieri. Ndërsa trajneri Pape Thiau po punon, por ai ende nuk ka kontratë dhe nuk paguhet prej muajsh.

FIFA zgjidh qesen, 871 mln dollarë për 48 kombëtaret në Botëror
FIFA njoftoi dje një shpërndarje rekord fondesh për Botërorin 2026, ku ajo do të ndajë gjithsej 871 milionë dollarë, një rritje dhe shuma më e madhe në historinë e turneut. Çdo kombëtare do të përfitojë 12.5 milionë dollarë që përfshin 10 mln dollarë për kualifikimin dhe 2.5 mln dollarë shtesë si “kontribut përgatitor” që mbulon shpenzimet për grumbullimet, udhëtimet dhe logjistikën, si dhe subvencione shtesë për ekipet me më pak burime financiare. Fituesi i Botërorit do të shpërblehet me 50 mln dollarë, ndërsa finalistja me 39 mln dollarë.
Grupi G
Skuadrat Nd P
Zelanda e Re 2 4
Iran 2 2
Belgjikë 2 2
Egjipt 2 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Belgjikë-Egjipt 1-1
E martë, 16 qershor 2026
Iran-Zelanda Re 2-2
E dielë, 21 qershor 2026
Belgjikë-Iran 0-0
E hënë, 22 qershor 2026
Zelenda Re-Egjipt 1-3
E shtunë, 27 qershor 2026
Egjipt-Iran 05:00
Zelandë R-Belgjik 05:00
Grupi H
Skuadrat Nd P
Spanjë 2 4
Uruguaj 2 2
Arabia Saudite 2 1
Kepi Gjelbër 2 1
Ndeshjet në Grup
E hënë, 15 qershor 2026
Spanjë-Kepi Gjelbër 0-0
E martë, 16 qershor 2026
Arabia Saudite-Uruguaj 1-1
E dielë, 21 qershor 2026
Spanjë-Arabia Saudite 4-0
E hënë, 22 qershor 2026
Uruguaj-Kepi Gj 2-2
E shtunë, 27 qershor 2026
Kepi Gj-Arabia S 02:00
Uruguaj-Spanjë 02:00
Grupi I
Skuadrat Nd P
Norvegji 1 3
Francë 1 3
Senegal 1 0
Irak 1 0
Ndeshjet në Grup
E martë, 16 qershor 2
026
Francë-Senegal 3-1
E mërkurë, 17 qershor 2026
Irak-Norvegji 1-4
E hënë, 22 qershor 2026
Francë-Irak 23:00
E martë, 23 qershor 2026
Norvegji-Senegal 02:00
E premte, 26 qershor 2026
Norvegji-Francë 21:00
Senegal-Irak 21:00
Grupi J
Skuadrat Nd P
Argjentinë 2 3
Austri 2 3
Jordani 1 0
Algjeri 1 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Argjentinë-Algjeri 3-0
Austri-Jordani 3-1
E hënë, 22 qershor 2026
Argjentinë-Austri
E martë, 23 qershor 2026
Jordani-Algjeri 05:00
E dielë, 28 qershor 2026
Algjeri-Austri 04:00
Jordani-Argjentinë 04:00
Grupi K
Skuadrat Nd P
Kolombi 1 3
RD Kongo 1 1
Portugali 1 1
Uzbekistan 1 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Portugali-RD Kongo 1-1
E enjte, 18 qershor 2026
Uzbekistan-Kolumbi 1-3
E martë, 23 qershor 2026
Portugali-Uzbekis 19:00
E mërkurë, 24 qershor 2026
Kolumbi-Kongo 04:00
E dielë, 28 qershor 2026
Kolumbi-Portugal 01:30
Kongo-Uzbekista 01:30
Grupi L
Skuadrat Nd P
Angli 1 3
Gana 1 3
Panama 1 0
Kroaci 1 0
Ndeshjet në Grup
E mërkurë, 17 qershor 2026
Angli-Kroaci 4-2
E enjte, 18 qershor 2026
Gana-Panama 1-0
E martë, 23 qershor 2026
Angli-Ganë 22:00
E mërkurë, 24 qershor 2026
Panama-Kroaci 01:00
E shtunë, 27 qershor 2026
Kroaci-Ganë 23:00
Panama-Angli 23:00
Raundi 1/32 Finaleve
E dielë, 28 qershor 2026
2 A – 2 B 21:00
E hënë, 29 qershor 2026
1 C – 2 F 19:00
1 E – 3ABCDF 22:30
E martë, 30 qershor 2026
1 F – 2 C 03:00
2 E – 2 I 19:00
1 I – 3 CDFGH 23:00
E mërkurë, 1 korrik 2026
1 A – 3 CEFHI 03:00
1 L – 3 EHIJK 18:00
1 G – 3 AEHIJ 22:00
E enjte, 2 korrik 2026
1 D – 3 BEFIJ 02:00
1 H – 2 J 21:00
E premte, 3 korrik 2026
2 K – 2 L 01:00
1 B – 3 EFGIJ 05:00
2 D – 2 G 20:00
E shtunë, 4 korrik 2026
1 J – 2 H 00:00
1 K – 2 DEIJL 03:30




















