Bayer Leverkusen nuk ndalet, merr fitoren e 20-të në Bundesliga

17
Sigal

Bayer Leverkusen ka vazhduar me fitore, duke mposhtur kësaj radhe Konin si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 24-të.

Për aspirinat kjo ishe fitorja e 20-të këtë kampionat, ndërsa kanë edhe katër barazime dhe asnjë humbje.

Gjërat u lehtësuan shumë në këtë ndeshje për Bayer Leverkusenin pasi që në minutën e 14-të, Jan Thielmanni Koln, u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur Patrik Schick asistoi te Jeremie Frimpong që shënoi për 1-0.

Liderët e Bundesligës në minutën e 73-të, siguruan fitoren me golin e shënuar nga Alejandro Grimaldo pas asistimit të Amine Adli për 2-0.

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 64 pikë, apo dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Bayern Munich.

Bayer Leverkusen nuk ndalet, merr fitoren e 20-të në Bundesliga