Formacionet zyrtare/ Finalja e “Championsit” në Kiev, ja si rreshtohen Real Madrid dhe Liverpool

592
Sigal

Futbolldashësit sidomos në Europë, por edhe në botë, sonte do të ‘gozhdohen’ para televizionit pasi në Kiev do të luhet finalja e “Champions League” mes Real Madrid dhe Liverpool.

“Galaktikët” e drejtuar nga Zidan synojnë triumfin e 3 radhazi në këtë kompeticion dhe të 13-n në histori, ndërsa për Liverpool do të ishte i 6-i, 13 vite pas asaj finaleje dramatike në Stamboll kundër Milanit.

Të dy skuadrat kanë lënë mjaft ‘viktima’ rrugës, ndërsa sonte për 90 minuta do të përpiqen t’i japin goditjen përfundimtare njëra-tjetrës, për t’i treguar Europës madhështinë tyre.

Real Madridi apo Liverpool, Cristiano Ronaldo apo Mohamed Salah, Zidan apo Kloop, verdiktet do të jepen pas pak.

Formacionet zyrtare

formacioni