Sefri i “dhuron” 3 pikë Tiranës, Shehi debuton me fitore

Orges Shehi ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës, teksa bardheblutë kanë triumfuar minimalisht ditën e sotme ndaj Apolonisë.

Heroi i ndeshjes ishte Taulant Seferi, i cili shënoi golin e parë me fanellën bardheblu në minutën e 76’, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Sigal

Bardheblutë e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa goditën dy herë shtyllën, fillimisht me Bathën në minutën e 10-të dhe më pas me Muçin në minutën e 14-të. Apolonia në pjesën e parë ishte e tërhequr, ndërsa në të dytën u shfaq më kërkuese, duke rrezikuar disa herë, por pa mundur të gjejnë golin, të cilin e gjeti Tirana në minutën e 76’.

Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.

Goli i Taulant Seferit 0 – 1 :