Meta nga Berati: Ne do të dyfishojmë pagat për personat me aftësi të kufizuara dhe për kujdestarët e tyre

18
Sigal

Ilir Meta në një takim me  strukturat e Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit ka shpalosur programin e tij për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Meta tha se do të luftojmë informalitetin për të rritur pensionet, ndërsa shtoi se do të ketë dyfishim pagash për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që u shërbejnë atyre.

“Do të luftojmë informalitetin për të rritur numrin e kontribuuesve për të rritur pensionet. Problemi i qeverisë nuk janë pensionistët, por PPP-të.

Do të paguhen sigurimet shoqërore për kategoritë e ndihmesave të aftësive të kufizuara që nuk mbulohet nga kjo kategori.  Pra, do t’u jepet mbështetje financiare.

Do të njihet kujdestaria si punë, dhe do të dyshohet pagesa mujore si për personat me aftësi të kufizuara dhe për ata që kujdesen për ta.

Do të rimbursohen të gjitha barnat për pensionistët.

Do të mbulohen shërbimet mjekësore dhe infermierore për pensionistët me probleme shëndetësore dhe do t’u jepet prioritet në spitale”, tha Meta.