Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Vajzat prej eshke

 

Kam lind’ në verë, në mes qershori,

NOA

në një qytet shtruar me gurë.

Ku vajzat të puthin nga zori

dhe s’të pranojnë të të kenë burrë.

Po ja që kjo quhet vendlindje,

për mirë e kujtoj çdo ditë.

Kurnacë u thonë edhe në bindje,

kursejnë dhe kur kthejnë sytë.

Çerek buzëqeshje po të falën,

kanë falë gjithë botën ua them unë.

Me lekë e shesin edhe fjalën,

ndoshta kursejnë të flenë dhe gjumë.

Qytet nga jugu vetëkuptohet,

kala e gur ka në çdo cep.

Nëse një vajzë zë të afrohet,

kërkon të marrë, asgjë s’të jep.

Aman të bukura,gjer tek ato,

besnike po dhe burrërore.

Më kot s’u thonë : Argjiro !

Të zonjat janë në çdo llogore.

Prej eshke janë i ndez veç guri,

një gur-gurzjarri me uruar.

Sa herë që fati pranë më shpuri,

aq herë në qiell kam fluturuar.

Kam vite që mendohem thellë,

kursej dhe unë fjalë për ato.

Po s’di kjo rrugë ku do më nxjerrë,

në një humnerë me domosdo.

Çfarë gabimi ? S’duhet falë !

Përse për to s’shkrova poema.

Nisa të kursej dhe fjalë,

kur gjaku llavë vlon nëpër vena.

Kam lind’ në verë,në mes qershori,

një vit që theu çdo bllokadë.

Qyteti gurtë borxhit më doli,

por isha unë një gur i thartë.

 

 

Kjo bahçeja jote-moj

(Gurra e Prodanit)

Kjo bahçeja jote-moj,

plot me kajrafila.

Nja dy-tre bandillë-moj,

seç kanë ca dëshira.

Seç kanë ca dëshira-moj,

seç bëjnë ca nojma.

I kanë nga e mira-moj,

për keto dy zonja.

Ngelën sytë nga dhoma-moj,

plot gaz e dëshirë.

Lastarët e njoma-moj,

i bënë si të pirë.

E ç’i bën si të pirë -moj,

ç’i bënë si të shkarë.

Jo nuk ndjehen mirë-moj,

po s’dolët në shkallë.

Po s’dolët në shkallë-moj,

po s’folët me gojë.

Se shuajme dot mallin -moj,

se kjo nuk është lojë!