Kryeministri Rama me kryebashkiakun Ervin Demo njëkohësisht kreu politik i qarkut për zgjedhjet e 11 Majit janë njohur me ecurinë e projektit të rehabilitimit dhe që do i shërbejë turizmit, inspektuan më tej edhe ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, që lidh zonën me Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Ervin Demo njëkohësisht kreu politik i qarkut për zgjedhjet e 11 Majit janë njohur me ecurinë e projektit të rehabilitimit dhe që do i shërbejë turizmit, inspektuan më tej edhe ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, që lidh zonën me Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën.
Gjithashtu ndërtimin e një unaze të vogël rreth e qark Kalasë, pedonalen, parkimin publik, investime që do t’i japin një tjetër energji Goricës, duke zhvilluar biznesin e duke rritur vlerat turistike të saj.
Kryeministri u shpreh se projekti dhe ideja është që investimi të zgjerohet edhe më tej dhe të krijohet një unazë jugore që lidh Beratin me Korçën. Synimi në këtë kantier është përfundimi i punimeve brenda vitit, edhe pse punimet ndodhen ende te 30% në lotin e parë. Kryeministri u shpreh se projekti dhe ideja është që investimi të zgjerohet edhe më tej dhe të krijohet një unazë jugore, që lidh Beratin me Korçën.
“Sigurisht qëllimi është lidhja e zonës, lidhja me Korçën e kësaj rruge, nga Vithkuqi. Të krijojmë një unazë jugore për t’i lidhur këto zona. Por këtyre (banorëve që e pritën), u intereson vetëm kjo rruga këtu”, u shpreh kreu i qeverisë duke bërë edhe batuta me të pranishmit.
Nga qarku i Beratit ku ka fokusuar takimet e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama njëkohësisht kryetari i PS-së përcolli një mesazh të qartë për një fushatë në unison ku rëndësi të parë ka vota për PS-në si e vetmja forcë politike që do të ulë Shqipërinë në tryezën e BE-së në 2030.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, kryeministri Rama porositi kryetarët e bashkive të jenë në dispozicion të Partisë Socialiste, por pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve.
“Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone, apo zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të pasur një përfaqësim më të gjerë. Nëse Ardiani është zgjedhur nga një zonë, nuk do të jetë deputeti i asaj zone ngushtësisht por të gjithë qarkut të Beratit. Kjo vlen për të gjithë. Pra është liria e drejta e gjithsecilit të ketë një preference, por ama kini parasysh. Unë kam problem kur dëgjoj brenda partisë që thotë nuk është ky personi që doja unë e nuk di si do ia bëj me votën time!





















