Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati në Korçë

Një depo e improvizuar në tarracën e një pallati është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit. E pranishme është edhe Policia e Shtetit.

Sigal

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet e zjarrit.