Aksion i ri i policisë, gjoba dhe largim me karroatrec kush zë me makinë korsinë e autobusëve

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të ri, me qëllim lirimin e korsive të autobusëve në Tiranë.

Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, intensifikuan sot kontrollet në terren për të garantuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt të autobusëve urbanë.

NOA

Policia Bashkiake njoftoi se “gjatë veprimeve operacionale janë vendosur masa administrative ndaj mjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe disa automjete janë larguar me karroatrec nga shërbimet e Policisë Bashkiake”.

Aksioni në terren u ndoq nga afër edhe nga drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj.

Sipas policisë, këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit urban, uljen e vonesave në transportin publik dhe rritjen e sigurisë rrugore në kryeqytet.

Gjithashtu policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë korsitë e dedikuara për transportin publik dhe rregullat e qarkullimit rrugor.