Dokument/ Qeveria tallet me fermerët: u jep nga 5-9 gram naftë për 1 m2 tokë të mbjellë

18

Pas ndërprerjes së grandeve të BE, që i jepte nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR), qeveria ka minimizuar mbështetjen e fermerëve prodhues në bujqësi për vitin 2024, duke i mashtruar përsëri për rimbursimin e naftës. Kultivuesit e mollëve përfitojnë 9.7 gram naftë për m2. Kurse 7.7-8 gram naftë, përfitojnë fermerët që kultivojnë arra, dhe prodhuesit e fidanëve të bimëve e pemëtoreve.

Sigal

Pas ndërprerjes së grandeve të BE, që i jepte nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR), qeveria ka minimizuar mbështetjen e fermerëve prodhues në bujqësi për vitin 2024, duke i mashtruar përsëri për rimbursimin e naftës.

Fakti që u ka shtuar e rritur taksat, që nuk u heq taksën qendrore TVSH dhe ua ka pakësuar rimbursimet financiare, për lëndën e parë të makinerive bujqësore që është nafta; krijon dyshime, se politika qeveritare në bujqësi, është të asfiksojë prodhimin vendas dhe të favorizojë monopolet e produkteve të importit.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 130, datë 6 mars 2024 “Për mbështetjen e masës së financimit të naftës së fermerëve për vitin 2024” i firmosur nga kryeministri Edi Rama, konstatohet se qeveria po tallet me prodhuesit e sektorit të bujqësisë.

Me këtë vendim, përfitimi i naftës në krahasim me vitin 2023 përveçse është ulur 4 herë; “ustallarët” e qeverisë kanë vendosur kritere të qëllimta, që fermerët të cilët që nuk kanë 1 hektarë tokë, ose 10 parcela me nga 1 dynymë, nuk përfitojë fare naftë.

Për të fshehur mashtrimin dhe për të justifikuar pakësimin masës së rimbursimit me naftë, qeveria i ka ndarë fermerët në grupe, madje edhe brenda llojit e sektorit.

Në grupin e parë që përfitojnë 97 litra naftë për hektarë, janë fermerët që kultivojnë  misër, fasule, luledielli, sojë e sorgum; të cilëve u jepet 9.7 gram naftë për metër katror tokë të mbjellë.

Në grupin e dytë që përfitojnë 66 litra për hektarë, janë fermerët që prodhojnë grurë, tërshërë, thekër, elb, patate, duhan, panxhar, pambuk, të cilëve u jepet 6.6 gram naftë për metër katror tokë.

Në grupin e tretë, që përfitojnë nga 46 litra për hektarë, janë fermerët që kultivojnë foragjere, bimë aromatike e mjekësore, të cilëve u jepet 4.6 gram naftë për metër katror tokë.

Kultivuesit e mollëve përfitojnë 9.7 gram naftë për metër katror; kultivuesit e të gjitha llojeve të tjera të pemëve frutore dhe ullinj, agrume e vreshta, përfitojnë 8.2 gram naftë për metër katror tokë të mbjellë; ndërsa nga 7.7-8 gram naftë për metër katror, përfitojnë fermerët që kultivojnë arra, bajame, lajthi, gështenja, llojet e perimeve përfshirë shalqi, pjepër, luleshtrydhe dhe prodhuesit e fidanëve të bimëve e pemëtoreve.

Kaq rimbursim nafte me lekë në dorë, ka vendosur Babloku, t’u japë fermerëve të Shqipërisë për vitin 2024, ndërsa për produktet që vijnë nga importi, ka hequr taksën doganore me sebepin e “Ballkanit të Hapur”. pamfleti