Mazhoranca miraton ‘shqyerjen’ e Bashkive, me forcën e kartonit, shkrihen 15 bashki

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të 9 tetorit Reformën Territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji i paraqitur nga mazhoranca socialiste u miratua me 85 vota pro dhe 34 kundër, duke siguruar shumicën e cilësuar të nevojshme për miratimin e ndarjes së re administrativo-territoriale.
Votimi erdhi pas një seance maratonë, ku nuk munguan debatet e forta dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Socialiste siguroi mbështetjen e grupit të saj parlamentar, ndërsa tri votat shtesë erdhën nga deputetë të Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Në këtë mënyrë, mazhoranca arriti të kalojë pragun prej 84 votash të kërkuara për miratimin e reformës.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët më herët kishin shprehur rezerva lidhur me mënyrën e hartimit të reformës, por në votimin përfundimtar votuan pro saj. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe deputeti Vullnet Sinaj, i cili më parë kishte kritikuar draftin.

LISTA e deputetëve që votuan PRO:

Sigal


Niko Peleshi
Klodiana Spahiu
Delina Ibrahimaj
Erion Malaj
Albana Koçiu
Ervin Demo
Mirela Kumbaro Furxhi
Blendi Gonxhja
Adea Pirdeni
Skënder Pashaj
Loer Kume
Xhenis Çela
Taulant Balla
Olsi Komici
Damian Gjiknuri
Pirro Vengu
Zegjine Çaushi
Ermal Pacaj
Aurora Mara
Ulsi Manja
Elton Korreshi
Admir Kadeli
Vullnet Sinaj
Milva Ekonomi
Onid Bejleri
Fatmir Xhafaj
Ermal Elezi
Erion Braçe
Aulona Bylykbashi
Bledi Çomo
Adi Qose
Ogerta Manastirliu
Belinda Balluku
Blendi Klosi
Evis Kushi
Romina Kuko
Arkend Balla
Petrit Malaj
Erjo Mile
Ervin Hoxha
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Piro Dhima
Sara Mila
Briseida Çakërri
Bora Muzhaqi
Igli Hasani
Ardit Bido
Iris Luarasi
Hysen Buzali
Bujar Rexha
Olta Xhaçka
Ilirian Pendavinji
Bledar Çuçi
Ramion Kurti
Agron Malaj
Olta Xhaçka
Ilirjan Pendavinji
Bledar Çuçi
Antoneta Dhima
Ramion Kurti
Kiduina Zaka
Tërmet Peçi
Genti Lakollari
Hatixhe Konomi
Saimir Hasalla
Fadil Nasufi
Agron Gaxho
Besa Spaho
Ornaldo Rakipi
Klevis Jahaj
Ilva Gjuzi
Anila Denaj
Tedi Mula (PSD)
Besnik Brahimi (PSD)
Shkurt Lasku (PSD)
Arbjan Mazniku
Asfloral Haxhiu
Ani Dyrmishi
Eduard Shalsi
Vasil Llajo
Enriketa Jaho
Etleva Budini
Ana Nako
Alma Selami
Reforma e re Territoriale parashikon riorganizimin e pushtetit vendor në Shqipëri, përmes bashkimit të 15 bashkive me njësi të tjera vendore. Ndryshimet përfshijnë disa qarqe të vendit dhe synojnë një strukturë të re të administrimit lokal.
Sipas ndarjes së miratuar, bashkitë që humbasin statusin si njësi të pavarura janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.
Mazhoranca socialiste e ka mbrojtur këtë ndryshim me argumentin se bashkitë më të konsoliduara mund të kenë më shumë mundësi për të administruar burimet financiare dhe për të rritur kapacitetet e shërbimeve publike. Në të kundërt, opozita ka shprehur kundërshtime ndaj hartës së re, duke vënë në pikëpyetje përfaqësimin e banorëve dhe përfshirjen e komuniteteve në procesin e vendimmarrjes.
Me miratimin e reformës, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46, ndërsa organizimi territorial në 12 qarqe do të mbetet i pandryshuar. Sipas raportimeve mediatike, ndarja e re pritet të shërbejë si bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.