Av. Idajet Beqiri/Sa shumë po na pakësohen idealistët si Novruz Greva

353

NJë lajm i hidhur që duhet t’a ndajmë së bashku.

Dje përcollëm për në banesën e fundit një shqiptar të mirë, një atdhetar të shquar, një antifashist të spikatur, një mik të shtrenjt, Novruz Grevën nga Skrapari. Kam patur fatin t’a njohë këtu e 36 vjet më parë, duke e mbajtur si të shenjtë miqësinë tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Novruz Greva ishte një burr fisnik, i ndershëm dhe një idealist i shquar.  Ishte nipi i Xhelo Avdulla Grevës, këtij atdhetari të spikatur, i cili jo vetëm që ishte anëtar i “Vatrës” në Amerikë, por i njihet  prej kësaj Shoqate kontributi i rëndësishëm që ky atdhetar i madh ka dhënë për botimin e Gazetës “Dielli” dhe të organeve të tjera të shtypit të kohës. Shtëpia e Novruz Grevës në Zonën e Tomorricës qysh në fillim vitin 1942 u bë bazë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.  Ky njeri i madh, jo vetëm që përqafoi idealet antifashiste, por me armë në dorë u rreshtua në formacionet partizane qysh në orët e para të fillimit të kësaj lufte dhe luftoi deri në fund  për çlirimin e vendit prej nazifashistëve.  Me punën e tij, me mëndjendritësinë e tij, me përkushtimin dhe punën bindëse të tij, nën besën e tij, dolën dhe u bënë partizanë duke u rreshtuar në formacionet luftarake të LANÇ-it edhe shumë bashkëfshatarë dhe bashkëkrahinorë të tjerë të tij. Bashkëpunëtorët e nazifashistëve, Ballistët, duke e njohur veprimtarinë e Novruz Grevës, ndikimin e tij të madh në popullin e Krahinës, në shenjë hakmarrje, në dimrin e vitit 1943, i dogjën pa mëshirë shtëpinë.
Me gjithë se Lufta  ishte në kulmin e saj, Novruz Greva, njëriu i dijes dhe i arsimit, në prill të vitit 1944 hapi shkollën shqipe në fshatin e tij Grevë të Skraparit, duke u bërë mësuesi i parë i kësaj shkolle. Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pas luftës dhe deri sa doli në pensjon i janë ngarkuar dhe ka kryer  shumë detyra dhe funksione të rëndësishme, duke filluar nga Sekretar Politik i Rinisë në Qarkun e Beratit, nga kuadër i rëndësishëm i ushtrisë në Qarkun e Shkodrës dhe deri në drejtuesin kryesor të Frontit Demokratik në rrethin e Skraparit. Kudo ku punoi tregoi vlerat e tij njerëzore, të ndershmërisë, të përkushtimit ndaj atdheut dhe të një përfaqësuesi model nga çdo llojë pikpamje të përfaqësuesi  të denj të shtetit. Kushdo që e ka njohur dhe ka punuar e jetuar me Novruz Grevën e kujton atë si njeri të aftë, të urtë, si një njeri paqësor, që kurdoherë pajtonte dhe zbuste gjakrat, largëpamës dhe zemërmirë, principial dhe parimor. Në asnjë rast dhe me asnjë çmim, kurrë në jetën e tij të gjatë nuk i shiti dhe nuk i këmbeu më asnjë llojë “çmimi” idealet e tij të shenjta të Luftës  Nacional Çlirimtare si dhe të atdhetarisë dhe të punës së ndershme që bëri një jetë të tërë në shërbim të Krahinës dhe të vendit të tij. Ishte një burrw i mbrekullueshëm i traditës dhe i zakonit. Familja e tij ka qënë dhe ka mbetur një ndër familjet më me emër bukëdhënëse e Skraparit. Për vlerat që kishte të gjithë e donin dhe e respektonin, duke filluar nga udhëheqësit e shquar të LANÇ-it, e deri tek personalitetet më të rëndësishme të jetës politike, kulturore, artistike të vendit.
Dritero Agolli qe e kishte mik, kishte qejf të madh të takohej shpesh dhe të këndonte me Novruz Greven. Por edhe t’i “rrokullisnin” së bashku disa gota me raki Skrapari. Këndonte si “bilbil”. Madje për hirë të së vërtetës, nuk dallonte thuajse fare nga “Bilbili” i Tomorricës Demir Zyko. Me sa duket “bilbilat” janë dhe bëhen bilbila edhe nga vendi ku jetojnë. Dhe njeriu që këndon bukur,-thotë një fjalë e urtë e popullit të anëve tona,- kurrë nuk dinë të mendojnë dhe të veprojnë keq! Novruz Greva ishte një njeri tepër i gjendur. Kushdo qe i ka trokitur në derën e shtëpisë dhe të zyrës për ndonjë hall që kishte, kurr nuk është  zhgënjyer prej tij, përkundrazi është përcjell prej Novruz Greves me zgjidhje problemi, ose me angazhim maksimal  për t’ua zgjidhur hallet dhe shqetësimet njerëzve. Bëhej  “copa” kudo në zyrat e shtetit për t’u dhënë të  drejtën njerzëve hallexhinjë. Ai ka meritën e tij të madhe, e cila nuk mund të shlyhet lehtë nga kujtesa e njerëzve në Skrapar, pasi ka ndërmjetësuar dhe ka kontribuar në nxjerrjen e shumë të drejtave të studimit për djemë dhe vajza të Skraparit. E madje  ka meritën e tij të padiskutueshme në dhënijen e dorës dhe pozicionimin në vendet e merituara të shumë prej kuadrove të rëndësishme që kanë dal nga Skrapari. Nevrus Greva mori mbiemrin e fshatit sepse familja e tij dhe ai vet bëri shumë për Grevën.  Dhe bashkëfshatarët e tij sot e kësaj dite nuk e harrojnë gjithçka që ka bërë ai për fshatin e tij. Terreni mjaft i thyer në Tomorricë e bënte të pamundur lidhjen e fshatit të Grevës me qëndrën e Krahinës së Skraparit. Këtë rrugë të vështirë, tepër të vështirë fshati Grevë dhe banorët e saj të shumtë  e kanë dhuratë prej Novruz Grevës Me veprën e tij, me figurën e tij, me personalitetin e tij, me të qënurit e tij një luftëtar ishquar  antifashiste, me idealizmin e tij shëmbullor, me atdhetarin e tij, me të gjithë familjen e tij, me fëmijët dhe nipat e mbesat e tij, me të qënurit të tij bashkeshort, baba dhe gjysh me plotë kuptimin e fjalës model, Nevrus Greva i bënë nder jo vetëm Krahinës së Skraparit, jo vetëm Qarkut të Beratit dhe të Korçës, por edhe gjithë Shqipërisë. I pwrjetshwm qoftë emri, vepra dhe kujtimi i këtij burri të nderuar.