FOTOLAJM/ Normalizohet situata me reshjet e dëborës në Korçë

20
Sigal

Situata me reshjet e dëborës në qarkun e Korçës është normalizuar, ndërkohë që pamjet që shihni më poshtë janë filmuar në fshatin Panarit të Bashkisë Korçë.

  • foto galeri

Grupet e punës kanë qenë në terren me mjetet borëpastruese për të bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve në zonat ku ka pasur reshje.

Reshjet janë regjistruar në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metër në Voskopojë,Dardhë,Panarit etj.

  • foto galeri

Në fshatin e largët të Panaritit prej mëngjesit të sotëm është bërë i mundur pastrimi i rrugës Shtyllë-Panarit dhe situata siç shihet edhe nga pamjet është normale.

Temperaturat ditën e sotme kanë pësuar ngritje minimaliste por që parashikohet në ditët në vijim për reshje kryesisht shiu.

4