Agron Mema: Uji, biznesi fitimprurës i milionave!

Dy muajt e fundit qytetarët e Sarandës përballen me thatësirën e korrupsionit. Uji i pijshëm ka vite që është kthyer në një fenomen problematik dhe me mjaft negativ jetik. Korrupsioni është ulur kokë e këmbë dhe qytetarët, banorët taksapagues vuajnë për ujë, autobotet lulëzojnë me 250 euro një furnizim, pishinat e hoteleve janë shatërvan.

Qytetarët ‘hanë’ dynjanë. Vetëm dy ditë më parë qytetarët bënë protestën e rradhës para bashkisë së Sarandës, por sot mbetën të gjitha lagjet pa ujë…ndoshta është radha e ndërrimit të ujit të pishinave hoteljere që nuk u mungon kurrë uji, ashtu si edhe lavazheve kërpudha në zemër të qytetit. Shurdhëri administrative dhe heshtje nga organet hetimore…?!

Sigal